Keshilla

Thirrja e ekspertëve: Shpëtojini fëmijët nga teknologjia

Revolucioni teknologjik ka ndryshuar shumë praktika tradicionale gjatë viteve me shumë zhvillime të rëndësishme dhe lojërat e fëmijëve nuk janë përjashtim. Tani që fëmijët kanë akses të lehtë në teknologjinë më të fundit të lojrave, prindërit e tyre janë të shqetësuar se ata janë bërë të varur, pasi kalojnë orë të tëra në pajisjet mobile dhe kompjutera. Këto shqetësime nxitën Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të përfshijë varësinë ndaj lojrave në listën e saj të çrregullimeve të sjelljes dhe kushteve të shëndetit mendor në vitin 2018.
Varësia ndaj lojërave është përcaktuar si "prioritet në rritje që i kushtohet lojrave mbi aktivitetet e tjera në masën që lojërat të kenë përparësi mbi interesat dhe aktivitetet e përditshme", sipas OBSH.

"Varësia ndaj lojrave është një nga problemet më të zakonshme psikiatrike" tha Ercan Dalbudak, një profesor i asociuar i psikiatrisë, në një intervistë për Anadolu Agency (AA).

Dalbudak tha se fëmijët do të bien në grackën e lojrave teksa ata do të kenë një dëshirë të fortë për të luajtur, vazhdojnë "pavarësisht nga pasojat negative" dhe nuk mund ta kontrollojnë sjelljen e tyre.

Adoleshentët, grupi kryesor më i rrezikuar

"Varësia e lojërave çon në probleme të tilla si izolimi nga jeta shoqërore, rënia e suksesit akademik dhe problemet në punë", tha Dalbudak, duke shtuar adoleshentët mes moshës 10 vjeç deri në moshën 21 vjeçare janë cilësuar si grupi kryesor më i rrezikuar

Klientët e tij janë kryesisht prindërit e adoleshentëve që ankohen për zakonet e lojrave të tepërta të fëmijëve të tyre, veçanërisht për lojërat e fatit, tha ai. "Çrregullimi i lojrave është i zakonshëm në mesin e atyre që kanë një çrregullim si, hiperaktivitet, impulsivitet të lartë ose një tendencë drejt depresionit ose ankthit", shtoi ai.

Megjithëse nuk është e mundur të shmanget plotësisht ekrani në botën e sotme, prindërit duhet të mbajnë telefonat celular, tableta dhe kompjutera larg fëmijëve të tyre dhe mos t'i lejojnë që ti marrin në dhomat e gjumit, tha ai.

Duke folur për atë nëse është e mundur të trajtohet varësia e lojrave, ai tha se ka disa mënyra të tilla si diagnostikimi i situatave të rrezikshme në moshat e hershme, duke kaluar kohë me fëmijët, duke gjetur aktivitete të përshtatshme për moshën dhe inteligjencën e fëmijëve të tyre dhe duke ju dhënë shoqëri fëmijëve.
Duke nënvizuar se prindërit duhet të përcaktojnë dhe kufizojnë kohën e ekranit, ai tha se duhet të vendosin rregulla të aplikueshme. "Prindërit duhet së pari të krijojnë rregulla për veten dhe t'u binden atyre. Ata duhet të shmangin kalimin e kohës në ekranet para fëmijëve të tyre", sugjeroi Dalbudak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë