Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja ka këshilluar qytetarët shqiptarë që të anulojnë çdo udhëtim e kontakt fizik me Kinën, për shkak të Koronavirusit, sëmundjes që ka marrë 41 jetë njerëzish në provincën e Hubeit, kryeqendrës së Wuhan. Ai shpjegon se autoritetet në Kinë po marrin masa super të forta për frenimin e epidemisë dhe numri i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut, sepse mendohet që situata të agravohet në ditët në vijim.
“Autoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni një situate me shume rrezik nga virusi, por edhe të papritur per shkak te kontrolleve të pazakonshme”shton ai.
Janë të shumtë shqiptarët që shkojnë në Kinë, por edhe vetë komuniteti kinez që jeton në vendin tonë, të udhëtojnë në çdo dy muaj drejt vendit aziatik për tregti. Po ashtu Shqipërinë e vizitojnë shumë turistë kinezë. Një ditë më parë në Stamboll u ndalua një pjesë e grupit të turistëve nga Hong Kongu që ishte nisur drejt Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.