Shendet

Koronarovirusi, Kina izolon 13 qytete me 50 milionë njerëz

Kina ka vendosur në karantinë të gjithë provincën Hubei, kryeqyteti i së cilës, Wuhani, është edhe qendra e shpërthimit të një koronavirusit të rrezikshëm që po përhapet në të gjithë vendin.

Numri i viktimave ka arritur sot në 26, ndërkohë që është shtuar edhe numri i të prekurve në të gjithë Azinë, përfshinë Korenë e Jugut, Japoninë dhe Tajladën.

Shtetrrethimi i provincës Hubei do të prekë të paktën 20 milion njerëz në 10 qytete, përfshirë edhe Wuhanin, ku u shfaq virusi. Kjo e çon numrin e qyteteve të vendosura në karantinë në plot 13, duke vendosur në izolim plot 50 milionë njerëz në të gjithë Kinën.

https://twitter.com/xinyanyu/status/1220344021329072129?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1220344021329072129&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-asia-china-51230011

Të enjten, një pacient vdiq në provicën Hebei, duke shënuar kështu vdekjen e parë jashtë Wuhanit. Një tjetër vdekje u konfirmua më vonë në provincën Heilongjiang në veri-lindje. Ajo kufizohet me Rusinë dhe është më shumë se 2,000 kilometra (1,200 milje) nga Wuhan.

Në shkallë vendi, aktualisht ka 830 raste të konfirmuara të pacientëve të infektuar me virus.

Përveç Hubeti, edhe dy qytete të tjera kineze janë vendosur në shtetrrethim nga qeveria ditën e enjte, pasi autoritetet në qytetin e Macau mbyllën hyrjen dhe daljet e qytetit. Po ashtu edhe autoritetet në Huanggang, një qytet me 7.5 milionë banorë, thanë se nuk do të lejojnë trenat dhe autobusët të dilnin jashtë qytetit. Po ashtu autoritetet njoftuan se do të mbyllnin sistemin e transportit publik. Ezhou, një qytet tjetër fqinj me rreth më shumë se një milion banorë, tha se do të miratojë kufizime të ngjashme.

Shfaqja e këtij virusi vjen në prag të Vitit të Ri Lunar, një nga datat më të rëndësishme në kalendarin kinez, kur miliona njerëz udhëtojnë në shtëpi.

Koronarovirusi, Kina izolon 13 qytete, Gazeta Si, 2020

Kufizimet e udhëtimit ndryshojnë nga qyteti në qytet, megjithëse shumë vende kanë pezulluar shërbimet e transportit. Banorët janë këshilluar që të mos dalin nga shtëpitë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, thotë se viktima më e rë që humbi jetën nga ky virus ishte 48 vjeç dhe më i moshuari 89. Në ditët e para të shaqjes së koronarovirusit shumica e viktimave ishin të moshuar dhe vuanin nga sëmundje të tjera kronike, përfshirë Parkinsonin dhe diabetin.

Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë, ngriti me shpejtësi një spital të ri me 1.000 shtretër për të përballuar numrin në rritje të të prekurve. Videot në kanë qarkulluar në mediat sociale tregojnë radhë të gjata në spitalet lokale

Koronarovirusi, Kina izolon 13 qytete, Gazeta Si, 2020

Organizata Botërore e Shëndetit nuk e ka klasifikuar virusin si një "emergjencë ndërkombëtare", pjesërisht për shkak të numrit të ulët të rasteve jashtë Kinës

"Por është ende herët," tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se po hetonjnë rastin e dytë të një pacienti të prekur, një student në Universitetin e Tekasit, i cili kishte qenë në Wuhan për të vizituar familjen.

Vietnami dhe Singapori u shtuan të enjten në vendet që regjistruan raste të konfirmuara, duke u bashkuar me Tajlandën, SHBA-në Tajvan dhe Korenë e Jugut. Por deri më tani, në Europë nuk raportohet për të prekur nga ky virus i rrezikshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë