Lajme

Koronarovirusi mbërrin në Europë

Së fundmi janë konfirmuar dy persona të infektuar nga koronarovirusi në Francë, një në qytetin Bordeaux dhe një tjetër në Paris. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, ndërkohë që mendohej se ka pasur edhe dy raste të tjera në Bari. Por fatmirësisht autoritetet pasi kanë testet e duhura kanë konfirmuar se personat  nuk ishin të prekur nga koronarovirusi, i cili deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 26 personave në Kinë. Deri më tani ka rreth 900 raste të konfirmuara me koronarovirus në disa vende të botës, ku janë anuluar edhe fluturimet e njerëzve. Autoritetet e Pekinit kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të agjencive të udhëtimit, ndërkohë që dje OBSH tha se virusi nuk është një emergjencë shëndetësore globale, por vëmendja ndaj tij duhet të jetë e lartë.

Konfirmohen dy raste të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara

Një pacient i dytë amerikan me koronavirus është identifikuar të premten, sipas zyrtatëve të shëndetësisë. Një grua nga Çikago e shtetit Illinoi u kthye me 13 janar nga qyteti Wuhan i Kinës por nuk kishte simptoma të sëmundjes akute të frumëmarrjes. Disa ditë më vonë ajo i telefonoi mjekut se ndihej e sëmurë. Wuhan, kryeqyteti i provincës kineze Hubei, është vendi ku besohet se e ka origjinën virusi vdekjeprurës. Gruaja 60-vjeçare ndodhet në gjendje të mirë në spital nën mbikëqyrje për kontrollin e infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes. Shtetet e Bashkuara njoftuan rastin e parë të martën në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit. Autoritetet mjekësore thonë se ka gjasa që edhe raste të tjera do të indentifikohen së shpejti sepse virusi ka një periudhë dyjavore për tu shfaqur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë