Shendet

Koronarovirusi, “vdekja” vjen nga Kina. A ka vend për panik te ne?

Gjatë kësaj jave në Kinë kanë vdekur dy persona nga një virus i ri që po përhapet me shpejtësi në kontinentin aziatik. Viktimat pothuajse të një moshe kanë ndërruar jetë nga pneumonia dhe sëmundja është rënduar nga “koronarovirusi”. Ndërkohë që në Tailandë ky virus ka shkaktuar dy viktima të tjera dhe orët e fundit është konfirmuar edhe një person i vdekur në Tokio. Gjatë kësaj kohe mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se, ky virus po përhapet me shpejtësi dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se koronarovirusi është tepër i rrezikshëm nëse nuk trajtohet në kohë. Ekspertët gjithashtu kanë theksuar se duhen mbajtur nën vëzhgim edhe aeroportet në mënyrë që personat e prekur të mos fluturojnë nga një vend në një vend tjetër. Deri në këto momente mendohet që koonarovirusin e mbartin më shumë se 1700 persona vetëm në Whan qytetin më të madh të Kinë, duke paraqitur kështu rrezikun e mundshëm të një pandemie.

Por çfarë është koronarovirusi?
Koronaroviruset janë një grup virusesh që shkaktojnë sëmundje që nga një rrufë e thjeshtë deri tek sëmundje të rënda siç është Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme. Sipas studimeve të ndryshme kjo sëmundje vjen nga kafshët. Për shembull në një studim që është kryer në, Arabinë Saudite në vitin 2012, koronarovirusi u kthye në epidemi atje për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë të njerëzve me devetë.

Si është situata në vendin tonë?
Fatmirësisht as në Europë dhe as në vendin tonë, nuk janë raportuar ende persona mbartës të koronarovirusit. Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik shprehen për Gazetën “Si” se nuk ka aspak vend për panik në Shqipëri. Sipas tyre, koronarovirusi nuk është ende një problem për vetë Lindjen e Largët dhe jo më pastaj për Europën dhe Shqipërinë. Gjithsesi, në vijim të njoftimit të OBSH, edhe institucionet shqiptare kanë lëshuar direktivat përkatëse në të gjithë rrjetin shëndetësor në vend. ISHP ndërkaq tha për Gazetën “Si” se në këtë moment mbetet prioritet survejimi i virozave stinore dhe gripit, i cili vijon me intensitet të ulët.

https://www.facebook.com/1403099393317094/photos/a.1787432618217101/2237095893250769/?type=3&eid=ARAKm_6_kU-zNJGQyonAeQa6X_NUlOLqGofe8KzHW8emWjLS1hsDSYexQmsmTDG1iX4NZpefsgSRr4Fb&__xts__%5B0%5D=68.ARDTpHx2303hL42l-4Wu4PFSl9LL8yD7b5_jj7FZfvZjkO-Y5up0hyeDVuZF1HMMRI5fht7jxTHl029oOHrmMwwGEi0IYZjXFjlITCGtChTsNypahzpdffz6My-rr2Hg68yBdMaeQYr3n4LwCgUinGa77MoRQHSYCAZOogoyqkc55c_SXbYYhdSN14BM1UZb8smyW7iLwE1FNf1fWyQMuGiklvbJKnWIHlMDlnrqBbZeKazqvg6ICHDLNmZ_aa-OLYQHgU7OhBDjEUOrFmCEfftOcD1_j93GgPpxaYEU3qfdpHbx1rAFAqP9gq3sgtXwOo8NsrWuebSPVujgjxKfXkyY9Tnc&__tn__=EHH-R


Në një informacion të detajuar në rrjetin social “Facebook” ISHP shpjegon se simptomat e virusit fillojnë nga probleme me aparatin e frymëmarrjes, si ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarje. Sipas ekspertëve nëse virusi është i avancuar mund të shkaktojë sëmundje të rënda si pneumoni, sidromë respiratore akute dhe deri në vdekje. Koronarovirusi është një virus që mund të kalohet nga njeriu tek njeriu në një kontakt të ngushtë me pacientin e infektuar, por përgjithësisht këto raste ndodhin në ambientin e kujdesit shëndetësor. Ky virus nuk ka një trajtim specifik dhe duhen disa vite të prodhohet një vaksinë e re duke qenë se kohët e fundit është konfirmuar nga OSHB kjo sëmundje. Virusi mund të trajtohet në varësi të gjendjes klinike të pacientit.

ISHP bën me dije se disa nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëjmë është ruajtja e higjienës së duarve dhe të frymëmarrjes, praktikat e higjienës ushqimore, si dhe shmangja e kontakteve të vazhdueshme me kafshët. OBSH paralajmëron të gjitha vendet që të rrisin survejancën ndaj kësaj sëmundjeje, në veçanti personeli shëndetësor pasi ata janë në kontakt të menjëhershëm me pacientët e prekur. Gjithashtu OBSH inkurajon të gjitha vendet të rrisin survejancën për infeksionet e rënda respiratore akute (SARI), të shikojnë me kujdes çdo model të pazakontë të këtyre infeksioneve ose pneumonisë dhe të njoftojnë OBSH-në për çdo rast të dyshuar ose konfirmuar të infeksionit me koronavirusin e ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë