Ne rrjet

Theresa May, kryeministrja e rrëzuar nga Brexit!

Kryeministrja e dytë e Britanisë së Madhe, ashtu si Margaret Thatcher është rrëzuar nga vetë konservatorët, mes mosmarrëveshjeve dhe luftës së brendshme kundër Europës.

Por Theresa May nuk ka të ngjarë të bashkohet me Thatcher në historinë udhëheqësve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kontinentit. Të paktën jo në mënyrën se si ajo do të kishte dashur kur hyri në Downing Street në korrik të vitit 2016.

Çfarëdo ambicie që kishte u errësua nga një fjalë e vetme: Brexit. Pas vetëm tre vitesh në pushtet, May njoftoi mes lotësh mëngjesin e të premtes dorëheqjen

Theresa May

Në një deklaratë të ngarkuar emocionalisht,  May tha se do të japë dorëheqjen më 7 qershor, por do të mbetet kryeministre derisa të zgjidhet pasardhësi i saj. Krah për krah me bashkëshortin, May tha se kishte qenë një nder i jashtëzakonshëm të shërbente si kryeministre e Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, May nuk mundi t’i shmangte përgjegjësitë politike për situatën kaotike ku ndodhet Britania e Madhe.

Duke paralajmëruar hapur Partinë Konservatore për të mos dalë nga Bashkimi Europian pa marrëveshje, ajo tha se pasardhësi i saj do të duhet të gjejë kompromis përpara largimit nga unioni.

Gara për kryeministrin e ri konservator do të fillojë në javën pas largimit së saj. Koha i lejon May të presë vizitën shtetërore të presidentit amerikan Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar më 3-5 qershor.

Disa nga kandidatët e mundshëm ishin ndër të parët që reaguan pas dorëheqjes së May.  Ish-ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson tha se kjo ishte një deklaratë shumë dinjitoze, duke theksuar që Britania e Madhe të bashkohet dhe të çojë deri në fund Brexit-in.

Por udhëheqësi i laburistëve, Jeremy Corbyn tha se qeveria nën udhëheqjen e saj kishte dështuar dhe nuk ishte në gjendje të përmirësonte jetën e qytetarëve britanikë. Ai kërkoi që pasardhësi i saj të thërriste zgjedhje të jashtëzakonshme.

Theresa May

"Kam bërë më të mirën time ... por tani e kam të qartë se është në interesin më të mirë të vendit tim që procesin e Brexit tha udhëheqë  një kryeministër i ri”, tha ai.

Dorëheqja e May erdhi pas thirrjeve të deputetëve të konservatorëve. Ajo i zemëroi shumë konservatorët të martën duke ofruar një marrëveshje të re për Brexit, e cila përfshinte edhe kompromisin për një bashkim doganor dhe një referendum të dytë.

Të tria vitet e saj në detyrë u përcaktuan nga vendimi i Britanisë për të lënë Bashkimin Europian dhe përpjekjet e saj gjithnjë e më të dëshpëruara për të çuar deri në fund rezultatin e referendumit të shpallur nga paraardhësi i saj David Cameron.

Dorëheqjet e ministrave dhe rebelimet parlamentare duket se kishin shkruar fundin e May. Ajo u konsumua në mënyrë të pavetëdijshme, për shkak të kaosit rreth saj, duke u thënë deputetëve se "asgjë nuk ka ndryshuar" dhe duke premtuar se do të punojë për “vullnetin" e popullit britanik, edhe pse fuqia e saj mbi Parlamentin dhe partinë Konservatore po thërrmohej dita ditës.

Por në vend që të kthehej në Doëning Street me një mandat edhe më të fuqishëm, siç pritej, ajo humbi shumicën në parlamentin britanik dhe duhej të mbështetej tek Partia Demokratike e Irlandës së Veriut.

Ajo kurrë nuk u shërua nga kjo plagë e vetë-shkaktuar, duke parandjerë se shumë nga deputetët ishin vetëm duke e mbajtur atë në detyrë derisa të arrinte një marrëveshje  mbi Brexit.

Mediat britanike shkruajnë se pritej qe May të premtonte të dorëhiqej përpara zgjedhjeve të ardhshme në vitin 2022.

May kishte larguar shumë deputetë duke i fajësuar ata për bllokimin mbi Brexit por në fund u detyrua më në fund të pranonte se partia, e cila kurrë nuk e kishte zgjedhur atë si udhëheqëse, nuk donte që ajo të shërbente më shumë si kryeminisrtre.

Ajo ofroi largimin e saj si sakrificë përfundimtare ndaj kritikëve të saj të brendshëm, duke ua lënë atyre në dorë përgjegjësinë e Brexit.

Theresa May

Çfarë do të ndodhë më 7 qershor?

May do të japë dorëheqjen si udhëheqës i Partisë Konservatore më 7 qershor, por jo si kryeministrre. Ajo do të vazhdojë të qeverisë vendin dhe të përmbushë detyrat e saj zyrtare deri sa të zgjidhet një pasardhës. Gara e udhëheqësit të ri do të fillojë zyrtarisht me shumë gjasa më 10 qershor.

Zgjatja e garës do të përcaktohet nga parlamenti britanik, pasi shumë deputetë konservatorë dëshirojnë që procesi të përfundojë para korrikut. Kjo do të thoshte se gara për kryeministrin e ri britanik do të zgjaste rreth një muaj. Sipas rregullave, deputetët konservatorë do të duhet ta ulin numrin e kandidatëve për kryeministër në dy. Ata do të zgjidhen pas në një seri votimesh , të cilat ka të ngjarë të ndodhin në qershor.

Dy kandidatët e fundit do të zgjidhen nëpërmjet një votimi nga të gjithë anëtarëve të partisë. Kandidati kryesor është Boris Johnson, por së paku dhjetë deputetë konservatorë pritet të kandidojnë.

Çfarë do të thotë dorëheqja e May për Brexit?

Marrëveshja e Theresa May për dalje nga Britania ishte hedhur vazhdimisht poshtë pas mbërritjes në parlamentin britanik, pavarësisht premtimit për ta rikthyer sërish për votim në fillim të qershorit. Edhe shumë deputetë konservatorë që votuan pro saj për herë të fundit, thanë se nuk do ta bëjnë përsëri.

Nëse lideri i ri pas saj është Boris Johnson ose Dominic Raab, ata do të duhet të vendosin nëse do të përpiqen të rinegociojnë marrëveshjen ose të dalin nga Bashkimi Europian pa ndonjë marrëveshje konkrete më 31 tetor.

Kandidatët kanë qenë të ndërgjegjshëm për qëllimet e tyre deri më tani dhe fati i Brexit ka të ngjarë të bëhet i qartë vetëm gjatë garës për kryeministrin e ri. E vetmja që është e sigurtë tani për tani është se Theresa Maj nuk do të jetë kryeministër kur Britania e Madhe të largohet nga BE-ja, në qoftë se kjo ka për ndodhur, sigurisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë