Sport

“The doctor” 40 vjeç, një jetë mbi motor

Ai është një nga më të mëdhenjtë. Sigurisht nuk po flasim për përmasat trupore, por për arritjet në sportin e Moto GP, aty ku Valentino Rosi ka shumë pak rivalë. Piloti italian këtë të shtunë bën 40 vjeç dhe nuk ndërmend të ndalet, siç normalisht do të bënte çdo moshatarë i tij.

Që nga koha kur debutoi në klasin 125 kubik në vitin 1996, Vale Rosi ia ka dalë që t’ia ndryshojë faqen këtij sporti. Në vitin 1998 ai kaloi në klasin 250 dhe dy vite më pas do të kalonte në skenën e madhe të motorëve të klasit 500. Sot në moshën 40-vjeçare ai sërish dëshiron që të emocionojë të pasionuarit pas këtij sporti me parakalime dhe çmenduria që vetëm “The Doctor” mund t’i bëjë. Janë 92 gara të fituara nga Rosi në klasin 500 që e kanë bërë atë fitues të 7 titujve botërorë. U bënë 10 vite që nga koha kur Rosi fitoi kampionatin e tij të fundit botërorë.

Në disa raste për faj të tij, por edhe në shumë raste të tjera kanë qenë edhe motorët e tij që nuk i kanë dhuruar atij stabilitetin dhe shpejtësinë e dëshiruar. Hera e fundit që iu afrua më shumë titullit kampion ishte në moshën 37-vjeçare në vitin 2016, por në fund Lorenco, Doviciozo dhe Markez e shfrytëzuan freskinë e moshës për ta lënë pas “The Doctor”. Kulmin e suksesit e arriti më motorin Honda, ku ka fituar më shumë tituj, ndërsa Yamaha dhe Ducati nuk ia dhanë dot kënaqësinë e të fituarit një titull të artë.

Rosi është piloti i tretë në historinë e Moto GP me më shumë tituj botërorë të fituar në karrierë. Përveçse një nga pilotët më të mirë në histori, Valentino Rosi në këto 23 vite karrierë ka qenë edhe një personazhet më karizmatik për mediet me sjelljen e tij shumë herë duke i kaluar limitet.

Përmes fotove të mëposhtme paraqiten 23 vitet e Valentino Rosit motorët e MOTO GP:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë