Politike

‘Testi’ për shkarkimin, rezoluta merr 100 vota kundër Metës

Pas pesë orësh debatesh Parlamenti ka miratuar më një shumicë dërrmuese votash pro rezolutës së paraqitur. Me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime ka kaluar rezoluta. Një votim që i kalon votat e kërkuara për shkarkimin e presidentit nga Parlamenti nëse mazhoranca vendosë të nisë procedurat për shkarkimin e tij. Kujtojmë se për largimin e kreut të shtetit nevojitet vetëm 93 vota.
Socialistët kanë marrë votat pro të opozitës së re, por jo të gjithë kanë qenë pro tyre, pasi 9 deputetë votuan kundër ose abstenuan. Ralf Gjoni nuk ka qenë i pranishëm në seancën në momentin e votimit, ndërsa Rudina Hajdari ka votuar kundër rezolutës së Kuvendi. Kundër ka qenë Arlind Çaçani, Rudina Hajdari, Artur Roshi, Nikolin Staka, Koçi Tahiri, Asbtenim ka qenë Aurora Mara, ndërsa Lefter Koka nuk ka marrë pjesë në votim.
Pro nga opozita e re kanë Korab Lita, Myslym Murrizi, si dhe deputetët e tjerë të dalë nga lista e LSI-së, si Ylli Shehu, apo dhe Lefter Maliqi. Votimi u shty për më shumë se gjysmë ore, pasi në sallë mungonin një pjesë e deputetëve, si dhe kryeministri Edi Rama.
Në rezolutë tashmë të miratuar nga Parlamenti, maxhoranca e konsideron dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, një akt të paprecedentë që synon të mohojë realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.
“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës. Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë. Kuvendi i Shqipërisë mbështet qëndrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon këtë organ të vijojë të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke e njohur këtë të fundit si të vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019”, thuhet në rezolutë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë