Portofol

Tesla rrit çmimet në Kinë

Prodhuesi amerikan i makinave Tesla Inc (TSLA.O) në përgjigjje të luftës tregtare SHBA-Kinë, ka rritur  me 20% çmimet për modelet X dhe S të makinave në Kinë, duke u bërë e para kompani e prodhimit të automjeteve që rrit çmimet në tregun më të madh të automjeteve në botë.

Kjo lëvizje është sinjali i parë që tregon se sa shumë më të larta do të jenë tarifat kineze në disa importe amerikane në show room-et e automjeteve, prodhuesit e të cilave pritet që të transferojnë një pjesë të madhe të prodhimit në Kinë.

Tarifat do të ndikojnë kufijtë e fitimit të Teslas dhe prodhuesëve të tjerë të makinave të cilët prodhojnë në Amerikë dhe shesin në Kinë, pasi kanë luftuar gjithmonë e më shumë për fitime në tregun më të madh të automjeteve të botës .

"Rritja e çmimeve do të dëmtojë shitjet, por Tesla duhet të rrisë ato sepse nuk mund të përballojë plotësisht absorbimin e kostove më të larta të tarifave", tha kërkuesi i CFRA-s, Efraim Levy.

"Duke marrë parasysh se ata pretendojnë të jenë të kufizuar në kapacitete, duhet të jenë në gjendje të zhvendosin shitjet diku tjetër."

Për Teslën veçanërisht, që stërmundohet për të fituar, Kina është çelësi i zgjidhjes. Shitjet në vend arritën rreth 17 përqind të të ardhurave të saj për vitin 2017.

Në maj Modeli i saj  X në Kinë është ulur me 14 000 dollarë pasi Pekini deklaroi shkurtime të rëndësishme tarifash për automjetet e transportit, por tarifat e reja e kanë zhvlerësuar vendimin e mëparshëm kinez.

Një model bazik S sedan tani kushton rreth 849,900 jen (128,779 dollarë) deri në 710,579 në muajin maj, kurse një model X sport-utility kushton aktualisht rreth 927,200 jen, kundrejt 775,579 jen në Maj, referuar websitit të Teslas.

Kina ka vënë në veprim tarifat e hakmarrjes ndaj importeve të makinave të SHBA-ve, në përgjigje të vendimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për të vendosur tarifa doganore për 34 miliardë dollarë mallra kineze.

Tarifat kineze pritet të godasin prodhuesit e makinave, ashtu si kompanitë që prodhojnë komponentë industrialë në Shtetet e Bashkuara si sojë, uiski dhe prodhime të tjera bujqësore.

FABRIKA E RE E TESLAS

Rritjet e çmimeve të makinave të Teslas vijnë pasi ajo po planifikon të ndërtojë një fabrikë në Shangai për t'i shërbyer tregut kinez. Kompania dërgon më shumë se 15,000 makina në vit në Kinë.

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk sipas raportimit të bërë nga Bloomberg, pritet të vizitojë Shanghain sot. Musk gjithashtu do të jetë në Pekin të mërkurën dhe të enjten.

Një zëdhënës i Teslas nuk iu përgjigj kërkesës për ndonjë koment të mundshëm.

Kompania e automjeteve luksoze gjermane BMW, e cila gjithashtu prodhon makina në Shtetet e Bashkuara për ti shitur në Kinë, ka deklaruar gjithashtu se do të rrisë çmimet për makinat që prodhon në Spartanburg, Karolinën e Jugut. Kompania u shpreh të premten se nuk ishte në gjendje të "absorbonte tërësisht" tarifat e reja.

Daimler AG (DAIGn.DE), një tjetër prodhues i automjeteve gjermane që importon makina të prodhuara në SHBA drejt Kinës, tha në një deklaratë gjatë fundjavës se "synon të ruajë një pozicion konkurrues" në Kinë.

Ford Motor Co (F.N) është shprehur të enjten se nuk do të rrisë çmimet e makinave të importuara tani për tani, duke shtrënguar kufijtë e fitimit të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë