Portofol

Tesla, gjithë rreziqet e një marke viktimë e vetes

Aksidente që bëhen lajm, komunikime shumë agresive dhe llogari të përkeqësuara. Sepse Shtëpia amerikane po jeton një periudhë të errët Problemi i aksidenteve Aksidente të shkaktuara nga pilotë automatikë, aksione që bien dhe menaxher që largohen për të shkuar tek konkurrenca. Pa folur për vonesa në dërgesa. Tesla po jeton një moment të shqetësuar: mbretëresha e makinës elektrike që dukej e pakonkurueshme dhe padroni i saj, ai Elon Musk që prej shumë syresh shihet si Steve Jobs i ri, po përjeton një periudhë të errët të historisë së tij. Në fillim le të merremi me incidentet. Më  11maj një Model S, që është drita e syrit të Shtëpisë amerikane, përplaset pas një kamioni zjarrfikësish. Nuk pati viktima, por , faji ishte i Autopilotit, pilotit automatik që mundëson drejtimin e makinës pa ndërhyrjen tonë. Ende nuk është qartësuar situata mirëfilli, është vetëm pohimi i një personi dhe policia po heton, por e vërteta qëndron se sitemi ka shkaktuar një aksident tjetër (edhe ai në Zvicër, duket të jetë shkaktari njeriu  Ishte 2016 dhe një Model S me drejtim të autopilotuar përfundoi nën një kamion e telekamerat nuk kanë regjistruar për shkak të dritës. Drejtuesi, Joshua Brown, kishte vdekur. Ishte faji i kompjuterit apo njeriut, çdo aksident që përfshin një Tesla bën lajm dhe peshon në bursë, fiton hapësirë dhe  tituj nëpër gazeta e nxit diskutime të gjata. E ka thënë edhe Musk: «Një aksident i Teslës që shkakton një kavilje të thyer gjendet në faqet e para të gazetave ndërsa 40 mijë personat që vdesin çdo vit në Amrikë si pasojë e aksidenteve  rrugore nuk mbulohen mediatikisht» ka shkruar në twitter duke iu referuar Utah. Është e vërtetë por pjesërisht është për shkak të një klime që e ka krijuar vetë ai: si një marketues i mirë ai e di se si të lëvizë në komunikim dhe si të marrë vëmendjen, edhe kur gjithçka shkon për më të keqen. Hemoragjia e menaxherëve Le të flasim për të larguarit. Vetëm kohët e fundit dy emra të mëdhenj kanë lënë ndërmarrjen. I pari është Doug Field, zëvendës presidenti i departamentit inxhinierik që merrej me zhvillimin e automjeteve. “Ai mori pushimet për disa javë për të rikarikuar bateritë  dhe për të qëndruar me familjen, nuk është duke lënë Teslën», ka komentuar një prej zëdhënësve. Më i rëndë është rasti i Matthew Schwall, që udhëhiqte raportet me autoritetet e SHBA-ve. Në këtë rast manaxheri e ka lënë  Teslan për të kaluar në Waymo, departamenti i Alphabet, pjesë e Google, që merret me automjetet që ngiten në mënyrë autonome.Nuk është e qartë nëse vendimi  i tij ka ardhur si pasojë e aksidenteve të kohëve të fundit, por dalja nga skena e një figure kyç, që bënte lidhjen me autoritetet qeveritare, peshon shumë. Siç e dimë markat e gjithë botës duhet të ndërmarrin veprime të forta lobuese për drejtimin autonom: si për testet në rrugë, ashtu edhe për të aprovuar modalitetet e guidës që nuk marrin parasysh njerëzit e që  Tesla ka humbur njeriun e fort të saj në këtë sektor. Vonesat në prodhim Ja dhe vonesat. Edhe këtu është Musk që e ka ngritur shiritin edhe para se ta ketë vendosur. Megjithë 500 mijë porosi të bëra,  madje edhe lançimin e makinës (një goditje tjetër për Musk), modeli i fundit i Shtëpisë, Model 3 është vonuar tepër për të dalë. Sot realizohen dy mijë makina në javë ndaj 5 mijë që parashikoheshin të realizoheshin dhjetorin e kaluar. Përgjigjja e Musk është menjëherë gati; faji është i robotëve të prodhimit. «Kishim këtë çmenduri, komplekse, të transportuesëve të rrjetit të nastrove që nuk funksiononte, e tanimë kemi shpëtuar». Firma thotë Musk, ka deklaruar dhjetë ditë ndalesë për të modifikuar linjën e prodhimit, dhe për të arritur më në fund ato pesë mijë makina të parashikuara 6 muaj më parë. Përgjigjja e Bursës Në gjithë këtë që ndodh, bursa është shumë e vëmendshme. Për sa ka lançuar raketa në Mars, ndërtuar tunelë anti trafik, financuar trena prej mijëra kilometrash për orë dhe bindur  20 mijë persona për të shpenzuar 500 dollarë për një flakëvënës, Musk, si çdo sipërmarrës, duhet të bëjë llogari me shifrat. Dhe me aksionerët e tij. Mbi të gjithë me Warren Buffet, njeriu i trertë më i pasur në botë, që e ka kapur me stilin e lehtë të Musk. Padroni i Tesla jo vetëm që ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve më me spec të akionerëve gjatë prezantimit të rezultateve financiare të tremujorit të fundit, por ka komentuar, «Këto pyetje janë kaq të thata» duke shtuar më pas «Po më vrasin ». Në lidhje me bursën nuk ka sgjë për të qeshur. Arroganca e Musk me aksionerët ka shkaktuar një rënie të titullit në 7% dhe ka edhe një humbje rekord të afërsisht 710 milionëve, më shumë se dy-fishi i tre muajve të parë të  2017. Edhe pse, thuhet, është inferior nga ç’pritej. Megjithatë në një vit, vlera e titujve  ka kaluar nga 317 dollarë në maj 2016 në 284 aktualisht me rënien më të dukshme të 2 prillit që shënoi 252 dollarë.  

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë