Ka ndodhur

Terrorizoi çiftin me breshëri automatiku, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin

Një çift bashkëshortësh janë kërcënuar nga një 23-vjeçar në fshatin Adriatik të Kurbinit. Autori, me iniciale D.Gj., 23 vjeç nga Lezha, ka kanosur bashkëshortët P.N., dhe V.N. duke qëlluar në ajër me automatik pranë banesës së tyre.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe arrestoi 23-vjeçarin si autor të dyshuar. Ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Uniformat blu sekuestruan edhe armën e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë