Bota

Terror në Norvegji, danezi vret me hark dhe shigjetë 5 persona. Ishte konvertuar në mysliman (Foto)

Një burrë i armatosur me hark dhe shigjetë, i identifikuar si danezi Espen Andersen Brathen, vrau të paktën 5 persona dhe plagosi dy të tjerë në Kongsberg në Norvegjinë juglindore.

Policia e vendit skandinav ka shpjeguar se kishin arrestuar autorin e dyshuar menjëherë pas ngjarjes. Natyra e sulmit ende nuk është sqaruar, por policia nuk përjashton mundësinë që të bëhet fjalë për terrorizëm.

Sulmi ndodhi pak para orës 18:30 në qendër të Kongsberg dhe në një kohë të shkurtër arritën dhjetëra automjete ligjzbatuese, përfshirë ambulanca, makina policie dhe një helikopter për të patrulluar zonën nga lart.

Policia tha se "kishte disa skena krimi": sipas disa informacioneve, një supermarket pranë një zone banimi dhe një konvikti studentor, me disa lagje afër zonës së sulmit u izoluan me barriera.

Pavarësisht arrestimit të kryer, policia theksoi se nuk u kërkuan persona të tjerë, ndërsa disa lagje në Kongsberg pranë zonës së sulmit u rrethuan dhe banorët u ftuan të qëndrojnë në shtëpi. Sipas llogarisë në Twitter “Terror Alarm”, i dyshuari është Rainer Winklarson, një danez i bardhë, 37 vjeç.

Burri kishte njoftuar se donte të vriste disa njerëz ditë më parë në kanalin e tij në YouTube, ku kishte treguar aftësitë e tij në goditjen me hark.

Banor në këtë qytet, ai ishte i njohur për hetuesit: 37-vjeçari kishte ngritur shqetësimin tek autoritetet për konvertimin e tij në besimin Islam dhe radikalizimin e mëvonshëm, tha shefi i policisë rajonale në një konferencë shtypi këtë mëngjes.

Sulmuesi ka një "histori klinike" të paspecifikuar deri më tani, por autoritetet nuk e kanë përjashtuar hipotezën e sulmit terrorist. Policia tha se të plagosur rëndë janë edhe dy persona, të cilët përfunduan në kujdesin intensiv në spital.

Njëri prej tyre është një oficer policie, i cili ishte jashtë detyrës në kohën e sulmit: ai u qëllua në shpinë ndërsa bënte pazar në një supermarket, si shumica e viktimave të tjera.

I pyetur gjatë natës, sulmuesi pranoi se ishte autori i sulmit, tha magjistrati Ann Iren Svane Matthiassen. Burri dyshohet se ka përdorur edhe armë të tjera përveç harkut dhe shigjetave. policia ndërhyri dhe arrestoi sulmuesin pas një "përleshjeje". Tani ai është në paraburgim në burgun në qytetin Drammen, rreth dyzet kilometra larg Oslos.

Në Norvegji, ekziston ende frika për sulmet e së djathtës ekstreme që kanë përgjakur vendin në të kaluarën. Dhjetë vjet më parë, më 22 korrik 2011, një ekstremist i krahut të djathtë, Anders Behring Breivik, kreu një masakër gjatë një tubimi të të rinjve Laburistë në ishullin Utoya, pasi ë herët shpërtheu një bombë pranë selisë së qeverisë në Oslo. Bilnci i të vdekurve arriti në 77 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë