Lajme

Tërmet me magnitudë 4.5 në Firence të Italisë, tmerrohen banorët

Një tërmet me magnitudë 4.5 është regjistruar gjatë natës në orën 4.37 të natës në Scarperia San Piero, në provincën e Firences.
Lajmin e ka bërë me dije Instituti Gjeofizik Kombëtar dhe Vullkanologjik në Itali.
Epiqendra ishte e vendosur në një thellësi prej 9 kilometrash. Gjatë natës, nga 3.38 në 3.55, pesë goditje të tjera janë regjistruar në Scarperia San Piero, njëra prej të cilave ishte me magnitudë 3.4. Një tjetër tërmet u regjistrua në 4.42 në ‘Barberino del Mugello’. Lëkundje të tjera me intensitet më të vogël në Scarperia San Piero ka pasur deri në orën 5.29. Lëkundja me madhësi 4,5 është ndier në qytetin e Firence dhe Pistoia.
Lëkundja me magnitudë është shoqëruar me dëme, çarje dhe dëmtime të disa ndërtesave në Scarperia San Piero dhe Barberino.
Po ashtu në Komunat e Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Vicchio shkollat janë mbyllur.
Mediat italiane raportojnë se tërmeti ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë në rrugë dhe shumë prej tyre e kanë kaluar natën në makinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë