Ka ndodhur

Tërmet i fuqishëm në Greqi, magnituda 6.3 e shkallës rihter. Lëkundjet u ndjenë edhe në vendin tonë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 të Shkallës Rihter ka goditur Greqinë ditën e sotme, dhe lëkundjet janë ndier edhe në Shqipëri.

Mësohet se tërmeti 6.3 i shkallës Rihter që ka goditur Larisën ka shkaktuar paslëkundje në jug të Shqipërisë si dhe në kryeqytet. Disa sekonda më vonë është regjistruar një tjetër lëkundje me madhësi 4.6.

Dridhjet e tokës u ndjenë në edhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore. Sipas autoriteteve, tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Mediat greke raportojnë se lëkundjet e forta sollën panik tek qytetarët, të cilët dolën menjëherë në rrugë.

Sipas ERT, një shtëpi në Larisa u shemb pas tërmetit. Një grua arriti të dilte nga rrënojat.

Me sukses zjarrfikësit nxorën nga rrënojat një banor të fshatit Mesohori, Elasona, epiqendra e tërmetit. Ndërkohë, në Larisa 2 burra u hodhën nga kati i parë dhe i dytë për t’i shpëtuar tërmetit dhe ndodhen në spital.

Raportohen për dëme të shumta materiale në shumë shtëpi, kisha dhe shkolla në fshatrat përreth epiqendrës. Helikopter Puma dhe ekipi i Ministrisë së Mbrojtjes Civile po heton situatën në zonën e tërmetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë