Ka ndodhur

Greqia në panik nga tërmetet, njerëzit dalin në rrugë (video)

Panik në Greqi nga dy tërmete të fuqishme që kanë rënë sot. I pari ishte me magnitudë 6.3 të Shkallës Rihter dhe lëkundjet janë ndierë edhe në Shqipëri. Mësohet se tërmeti 6.3 i shkallës Rihter që ka goditur Larisën, ka shkaktuar paslëkundje në jug të Shqipërisë si dhe në kryeqytet. Disa sekonda më vonë është regjistruar një tjetër lëkundje me madhësi 4.6.

Ka pasur edhe shumë pasgoditje të tjera dhe tërmeti i fundit është regjistruar me magnitudë 5.2, afër Larisas. Deri tani nuk ka viktima apo të lënduar, por njerëzit kanë mbushur rrugët, duke lënë shtëpitë e tyre.

Sipas profesorit të sizmologjisë, Gerasimos Papadopulos, epiqendra e dridhjeve ndodhet 10 km në perëndim të qytetit Tyrnavos, në Larisa. Tërmeti ishte sipërfaqësor dhe për këtë arsye u ndje në disa zona në Atikës.

“Tërmeti ishte shumë i fortë. Matja fillestare e Institutit Sizmologjik Gjerman tregoi 5.9 Rihter, ndërsa sipas Institutit Gjeodinamik ajo kishte një madhësi prej 6.0 Rihter “,– shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë