Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter goditi verilindjen e Japonisë, në rajonin Tohoku, në orën 16:53 sipas orës lokale (09:53 GMT).
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur pranë brigjeve të Prefekturës Sanriku, në një thellësi prej 10 kilometrash.
JMA lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami për prefekturat Iwate dhe Hokkaido. Transmetuesi publik japonez NHK deklaroi se një cunami deri në 3 metra mund të godasë zonën së shpejti.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) informoi menjëherë publikun, duke publikuar gjithashtu një hartë që tregon zonat më të rrezikuara.
Zonat e theksuara me të verdhë janë nën alarm të mesëm, me valë që mund të arrijnë deri në një metër lartësi. Në këto zona, rekomandohet të qëndroni larg bregdetit dhe, duke pasur parasysh rrezikun e lartë të përmbytjeve të forta nënujore, të shmangni hyrjen në ujë derisa të hiqet alarmi.
Ndërkohë, rajonet e theksuara me të kuqe janë në rrezik nga valë deri në tre metra të larta. Në këto zona, këshillon JMA, zonat bregdetare duhet të evakuohen menjëherë dhe është shumë më e sigurt të kërkoni strehim në katet e sipërme të ndërtesave, pasi probabiliteti i një cunami që godet zonën është shumë i lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje