Lajme

Tërmet 6.8 ballë në Turqi, 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Në rajonin lindor të Turqisë janë ndjerë lëkundje me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter. Mediat bëjnë me dije se lëkundjet janë shënuar në thellësinë 10 km, ndërkohë që epiqendra ka qenë në qarkun Svicre, në kufi me Sirinë.

Të dhënat paraprake tregojnë se ka 4 persona të vdekur, 84 të plagosur dhe 5 ndërtesa janë shkatërruar në provincën Elazig. Ministri i Bredshëm turk Süleyman Soylu ka njoftuar se në ndihmë të qytetarëve ndodhen 28 ekipe shpëtimi. Lekundjet janë ndjerë edhe në disa rajone të Sirisë, ku ka pasur disa banesa të dëmtuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë