Gazeta Si – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 u regjistrua në det në Kretë në orën 5:18 të mëngjesit të kësaj të premteje sipas kohës shqiptare, në brigjet jugore pranë qytetit të Lerapetrës, në një thellësi prej 17 kilometrash.
Lajmi u raportua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Ky është tërmeti i dytë brenda vetëm pak javësh, ndërsa mediat greke raportojnë se banorët kanë dalë nga banesat në rrugë të frikësuar nga lëkundjet e forta.
Në fillim të marsit, një tërmet me magnitudë 5.3 goditi Greqinë veriperëndimore, për fat të mirë pa shkaktuar viktima ose dëme të konsiderueshme.
Sipas një studimi të botuar në nëntor në revistën “Scientific Data”, në vend janë regjistruar më shumë se 2,000 gjurmë të çarjeve aktive sizmike.
Arkipelagu, një destinacion i njohur turistik, është goditur nga goditje të shumta sizmike përsëri në vitin 2025, përfshirë një tërmet me magnitudë 5.3 në qershor të vitit të kaluar, i cili dëmtoi manastiret në Malin Athos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje