Lajme

Tërmet 3.6 ballë në Bubq pas mesnate, ndihet lehtë edhe në Tiranë

Rreth 2 orë e 40 minuta pas mesnate, një tërmet me magnitudë 3.6 ballë u ndje në afërsi të fshatit Bubq të Fushë-Krujës. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, lëkundjet sizmike e kanë ndodhur në një thellësi prej 34 km.
Në këtë fshat të goditur rëndë gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019, autoritetet nuk raportojnë për dëmtime të tjera të reja. Qytetarë të ndryshëm kanë raportuar në mediat sociale se lëkundjet janë ndjerë lehtë edhe në disa zona të kryeqytetit.

Rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit në Bubq. Gazeta "Si", janar 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë