Keshilla

Terapistët: Komentet që dëmtojnë marrëdhënien e fëmijëve me ushqimin

Ekspertët zbulojnë komentet më të dëmshme që mund të mos i kuptoni se janë të dëmshme psikologjikisht.

Nëse je prind, sidomos nëse jeni rritur në vitet '90, ku fraza si "përfundo darkën nëse dëshiron ëmbëlsirë" vazhdojnë t’iu ndjekin, terapistët kanë disa këshilla si të mos dëmtoni marrëdhënien e fëmijëve me ushqimin duke thënë komente.

Një mënyrë për të filluar është të zgjidhni me ndërgjegje fjalët kur flisni për ushqimin.

“Unë mendoj se marrëdhënia jonë me ushqimin fillon drejtpërdrejt në shtëpi me mënyrën se si ushqimi prezantohet”, thotë Raquel Katangian-Ayala, nutricioniste.

Nga etiketimi i ushqimeve deri te bisedat, ja çfarë nuk duhet t'u thoni fëmijëve tuaj për ushqimin (dhe çfarë t'u thoni në vend të kësaj).

"Ai ushqim është shumë i keq për ty!"

Duhet të shmanget gjykimi për ushqimin e fëmijëve duke e etiketuar atë "i mirë" ose "i keq". Fëmijët e vegjël jetojnë në një botë të mirë kundrejt të keqes, shpjegon Dr. Erica Miller,  psikologe.

“Fëmijët nuk dinë ti japin kuptim se çfarë quhet një ushqim i mirë dhe çfarë quhet i keq, sidomos kur ushqimi që prindërit e cilësojnë si të keq, për fëmijën në fakt është i mirë, thotë ajo.

Në vend që të etiketoni ushqimet si "të mira" ose "të këqija", provoni një qasje jo-gjykuese dhe përqendrohuni në vlerën që ofron një artikull i caktuar. Për shembull, karbohidratet sigurojnë lëndë ushqyese dhe yndyrnat ndihmojnë trupin të absorbojë disa vitamina.

“Të kuptuarit e vlerës ushqyese ndihmon në fillimin e ndryshimit të gjuhës së fëmijëve”, tha Katangian-Avala. “Pavarësisht nëse është një produkt me karbohidrate apo yndyrë kundrejt një fruti apo perime, në fund të fundit, thjesht na siguron ushqimin tonë adekuat.”

Nëse fëmija juaj ka prirje, të themi, për ëmbëlsirat, është gjithashtu në rregull t'ia bëni “të padisponueshëm”, edhe nëse e dinë se ku e keni fshehur.

“Thjesht mund të thuash, ‘Nuk është në menu, do ta kemi të martën’, thotë dietologia Jennifer Anderson

“Ju nuk i detyroheni fëmijës suaj një shpjegim dhe nëse jepni një shpjegim, mund të funksionojë kundër përpjekjeve tuaja.”

"Uh, barku im po bëhet i madh nga të gjitha ato ushqime"

Nëse jeni të prirur të flisni negativisht për trupin tuaj, ose trupin e fëmijës suaj, veçanërisht në lidhje me ushqimin, është e rëndësishme të merrni parasysh ndikimin që ka tek fëmijët tuaj. Në Qendrën e Zbulimit, ku Katangian-Avala punon me pacientët që vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit, ajo shpesh flet me prindërit se si dieta e tyre ndikon tek fëmijët e tyre. Një fëmijë që dëgjon një prind të ankohet për trupin dhe të kufizojë disa ushqime, mund të ndihet sikur duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Nëse të rriturit e tjerë në botën e fëmijës suaj bëjnë këto lloj komentesh, është e përshtatshme të ndërhyni dhe të vendosni kufij.

“Ajo që thoni për ushqimin është e rëndësishme, por kjo nuk është kryesorja në këtë çështje. Kryesorja është paragjykimi i peshës dhe gjithë kjo dramë rreth kësaj. Sa më shumë që një fëmijë të ketë këtë paragjykim në peshë dhe këtë ide se i dobët është më i mirë, aq më shumë ushqimi bëhet një pikë drame”, tha Anderson.

"Do të të jap një biskotë pasi ta hash brokolin", ose "Përfundo gjithçka në pjatë dhe unë do të jap ëmbëlsirë".

Sado që mund të dëshironi dëshpërimisht që fëmija juaj të balancojë ato copa pule me pak brokoli ose ndonjë perime, nuk është zgjidhja t'i bëni presion që ta bëjnë këtë me premtimin e një shpërblimi të ëmbël. As nuk është përdorimi i ushqimit si ryshfet për asgjë.

“Sa herë që shpërblejmë një fëmijë për të ngrënë ose për të bërë diçka, ajo që ne po themi është: Brokoli është vërtet i keq dhe është aq i keq sa jam i gatshëm të jap një shpërblim”, tha Anderson.

“Nuk mund të hash diçka të lehtë tani, është shumë afër darkës.”

Ndërsa shumë të rritur mund të funksionojnë mirë me tre vakte në ditë, nuk është realiste të presësh që një fëmijë të bëjë të njëjtën gjë. Fëmijët e vegjël, veçanërisht ata nën moshën 5 vjeç, kanë metabolizëm më të shpejtë se të rriturit dhe për këtë arsye djegin kalori më shpejt dhe duhet të ‘furnizohen me karburant’.

Për fëmijët që hanë darkë me familjet e tyre, mund të jetë e vështirë për ta që të hanë një vakt kaq afër kohës së gjumit.

“Për disa fëmijë, ndoshta të ngrënit e një ushqimi të lehtë mund të jetë shumë më mirë”, thotë Miller. Konsideroni t'i jepni fëmijës tuaj një meze të lehtë pasdite, duke kuptuar se ai mund të hajë më pak në darkë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë