Dosje

Tentuan t’i adresonin parcelën me hashash / Si shpëtoi çobani nga mungesa e një kontrate me drejtorinë e pyjeve

Një burrë që merret me mbarështimin e gjedhëve në Vlorë qëndroi disa muaj në burg deri ditën që prokuroria kuptoi se policia e kishte arrestuar duke u mbështetur vetëm tek dëshmia e një nëpunësi, që gjatë hetimeve u rrëzua nga provat. Mungesa e dokumenteve që do të vërtetonte një marrëdhënie marrje me qira të tokës shtetërore i dha çelësin e lirisë shtetasit F. B, për të cilin u provua se nuk ishte ai personi që kishte kërkuar tokë për të mbjellë misër.

Kontrata e firmosur nga djali i të moshuarit ishte për kullotën ku ai kujdeset për bagëtitë. Kjo paqartësi e veprimeve policeske të policisë lokale Vlorë nxorri zbuluar precedentin se si për të gjetur një autor për parcelat me drogë ata arrestuan një çoban, në mbrojtje të të cilit dolën edhe përfaqësues të pushtetit lokal. Në dosjen që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al përmendet dëshmia e punonjësit të drejtorisë së pyjeve, një dëshmi që nuk u gjet e provuar.

“Kontaktova me banorët e fshatit Mesarak dhe madje edhe me dy të dyshuarit F.B dhe E.K dhe së bashku me kryetarin e fshatit kur po inspektonim të mbjellat e kulturës buqësore i këshilluam që të bënin kujdes. Në radhë të parë këshilla ishte të bënin kujdes se mos provokoheshin dhe mbillnin drogë dhe në radhë të dytë të bënin kujdes nga zjarret e verës”.

Kjo është dëshmia e një inspektori në Drejtorinë e Bujqësisë, Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë, i cili mbulon zonën në fjalë që u pyet nga prokuroria dhe policia lokale mbasi mes rreshtave të një parcele me misër u zbuluan rreshta të tërë me kanabis sativa. I pyetur gjatë hetimeve nëse e kishte kryer apo jo detyrën apo e kishte shpërdoruar atë inspektori me inicialet M.M  këmbëngul se kanë ecur në këmbë mes maleve e parcela të mbjella me kultura të ndryshme vetëm e vetëm që të ndërgjegjësonin banorët se duhet të heqin dorë nga droga. Qytetrari megjithatë nuk harron të kujtojë detyrën kryesore që është ajo e mbrojtjes së pyjeve nga zjarret.

“Janë vatrat e zjarreve që po shfarosin bimësinë dhe për ne si staf është primare mbrojtja e bimësisë dhe pyjeve. Jemi në ekip dhe për parandalimin e mbjelles së drogës, por këtu ka edhe aktorë të tjerë” deklaron më tej inspektori në dosjen që ju tregua Gazetasi.al. Nga ana tjetër insektori i policisë ju thotë hetuesve:

“Jam me detyrë në këtë zonë dhe punojmë me informacion dhe kontroll të befasishëm. Primare për ne është lufta ndaj kanabisit dhe numri i të shoqëruarve për këtë vepër është i konisderueshëm” deklaron efektivi.

Nga aktet e dosjes të rregjistruar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal (KP), tregohet se si në dy parcela të mbjella me misër, janë gjetur të kultivuara bimë të ngjashme me bimën narkotike cannabis sativa, respektivisht 670 bimë në njërën parcelë dhe 870 bimë në parcelën tjetër (gjithsej 1540 bimë të ngjashme me bimën narkotike cannabis sativa).

Kjo sipërfaqe me tokë ishte marrë me qira nga banori F.B i cili gjatë aksionit u arrestua në flagrancë dhe më pas gjykatat i zbutën masat e sigurisë për mungesë provash. Kryesorja ishte përplasja midis dëshmisë së inspektorëve të drejtorisë së pyjeve që këmbëngulin se ia dhanë tokën shtetërore me qira banorit dhe nga ana tjetër mungesa e dokumentave për ta provuar këtë gjë. Më dosjen që ju dha Gazetasi.al thuhet:

“Nga vërtetimi i Drejtorisë së Zhvillimit të Bujqësisë dhe Administrimit të Pyje Kullotave, Bashkia Selenicë, rezulton se shtetasi F.B nuk ka lidhur kontratë me këtë drejtori për shfrytëzimin e sipërfaqeve në administrim të kësaj drejtorie, po kështu, rezulton se shtetasi në fjalë ushtron aktivitet nëpërmjet rritjes së gjedhëve, fakt i konfirmuar nga vërtetimi nr. 104914609, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Vlorë. Pra, nga këto prova rezultoi se është zbehur shumë provueshmëria e kryerjes së veprës penale të parashikuar nga neni 284 i KP nga ana e të pandehurit”.

Sherri midis drejtorisë së pyjeve që përmes inspektorit të pyetur këmbëngul se ja dha me qira tokën banorit që është çoban thellohet më tepër me pushtetin lokal me përfaqësues kryeplakun.

“Në dijeninë tonë toka i është dhënë në përdorim shtetasit E.K dhe jo çobanit” përgjigjet përfaqësuesi i pushtetit lokal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë