Ka ndodhur

Tentuan arratisjen nga burgu 313, izolohen për 90 ditë Arbër Çekaj, hajduti i “babagjyshëve” dhe 1 i paraburgosur

Pas planit të dështuar të arratisjes nga burgu 313, Arbër Çekaj i dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori, Fatmir Pjetri anëtar i bandës së babagjyshëve dhe një i paraburgosur janë izoluar për 90 ditë.

Të dielën, forcat policore të burgjeve parandaluan tentativën për arratisje të Arbër Cekajt dhe Fatmir Pjetrit duke shfrytëzuar një incident nga një i paraburgosur tjetër i cili ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë të cilët po merrnin masa për ta shoqëruar në spital

Të paraburgosurit tentuan të kryejnë arratisjen gjatë orarit të ajrimit, por janë pikasur nga punonjësit e policisë së burgut 313.

Gjatë tentativës policia njoftoi gjithashtu se Çekaj dhe Pjetri goditën edhe një prej policëve të burgut 313, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “largim nga vendi I vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë