Policia e Shkodrës ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi ka tentuar të vjedhë në një banesë.
Policia thotë se ka përfunduar në pranga shtetasi me inicialet T. V., 36 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.
Siç thuhet në njoftim, arrestimi i tij u bë pasi u kap në banesën e shtetasit I. D., 50 vjeç, në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, në tentativë për të vjedhur.
Gjithashtu, 36-vjeçari ka thyer vendimin e gjykatës, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Shkodër, më 16 dhjetor 2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.