Një 45-vjeçar nga Vlora është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte dënuar me 14 vite burg për “Vrasje të mbetur në tentativë”, ndaj punonjësit të policisë.
Policia thotë se në pranga ka përfunduar 45-vjeçari Dritan Xhelita, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.
Pas arrestimit nga autoritetet belge, 45-vjeçari është sjellë në Shqipëri dhe i është dorëzuar Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas.
Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” ndaj punonjësit të Policisë P. Y.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.