Keshilla

Tensioni i lartë i gjakut dhe koronavirusi – Ç’duhet të dini

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, duhet të tregojnë shumë kujdes gjatë pandemisë së koronvirusit të ri Covid-19. Këtë e kanë treguar shembujt e shumtë që vijnë nga Kina dhe Italia, dy prej vendeve më të goditura nga pandemia.
Në rastin e Kinës, 25-50 përqind e njerëzve që shkuan në spital me simptoma të Covid-19 vuanin nga: Tensioni i lartë i gjakut; Kanceri; Diabeti; Sëmundjet e mushkërive.
Në rastin e Italisë, 99 përqind e njerëzve që humbën jetën si pasojë e infeksionit vuanin prej njërës prej sëmundjeve të lartpërmendura. Më specifkisht, 76% e tyre vuanin nga tensioni i lartë i gjakut.
Studimet e deritanishme tregojnë se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut janë më të predispozuar të:
- Infektohen me Covid-19
- Të kenë simptoma të rënda
- Të humbasin jetën si pasojë e infeksionit.
- Lidhja mes tensionit të gjakut dhe virusit Covid-19
- Sistemi i dobësuar imunitar është një prej arsyeve përse njerëzit me tension të lartë të gjakut dhe probleme të tjera shëndetësore përballen me një rrezik më të lartë. Imuniteti i njeriut mund të dobësohet si pasojë e shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Një teori tjetër që po qarkullon në mesin e shkencëtarëve është se ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut, e rrisin rrezikun e infeksionit me Covid-19. Kjo teori mbështetet tek fakti që medikamente të caktuar rrisin në organizëm praninë e enzimës ACE2.
Kur virusi futet në organizëm, ka nevojë për këtë enzimë që të pushtojë dhe infektojë qelizat. Deri më tani, Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës i qëndrojnë këshillës se pacientët nuk duhet të ndërpresin ilaçet e tensionit sipas këshillës së mjekut. Në të kundërt, rreziku i atakut në zemër apo ishemisë do të rritet ndjeshëm, duke nxitur nevojën për tu shtruar në spital në këto kushte aspak të favorshme për shëndetësinë./agroweb


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë