Politike

Seancë 5 minuta për Buxhetin, zjarr e tymuese në sallë. Përjashtohet Noka. Nikolla, lapsus me votimin (foto, video)

Të gjithë deputetët mbërritën më herët në seancën e jashtëzakonshme që pritej të mbahej në Kuvend ku vetëm pas pesë minutash punime u votua në parim projekt-buxheti i vitit 2024 me votat e deputetëve të mazhorancës. Nikolla bëri lapsus kur tha gjatë votimit se buxheti u miratua me 83 vota.

Ishte Kuvendi më pas që e korrigjoi zyrtarisht duke saktësuar se, "të gjitha aktet ligjore në seancën e sotme plenare u votuan me 73 vota pro".

Ndërkohë, deputetët e grupit Bardhi-Berisha leshuan tymuese me shumicë pavarësisht kontrollit më herët të Gardes.

Një moment nga tymueset mori flakë edhe një nga tavolinat e deputetëve të PD-se që u shua nga po këta të fundit.

Gjithçka nisi para se të fillonte seanca, kur mbërriti kryeministri Edi Rama dhe deputetët e PS-së,

Herët mbërritën edhe deputetët e Partisë Demokratike të cilët u futën mes tensionesh në sallën e Kuvendit ndërsa efektivët e Gardës ushtruan një kontroll të imtësishëm ndaj tyre në hyrje të Kuvendit.

Gjate kontrollit, deputeti Asllan Dogjani dëgjohej kur kërkonte që deputetëve të mos iu hiqej xhaketa.

Ne foto: Nga kontrollet e Gardes ndaj deputeteve te PD

“Mos iu hiqni rripin e pantallonave dhe xhaketat deputetëve. Kur ka vepruar ndonjëherë Parlamenti me 100 gardistë tek dera”, tha Dogjani.

Ndryshe nga deputetët e mazhorancës garda nuk ka ushtruar kontroll ndaj tyre.

“Jo, jo, ty s’të kontrollojnë këta, na kontrollojnë ne këta”, thotë Dogjani.

Ndërkohë Noka ironizoi kontrollin e ushtruar nga Garda kur komentoi:

Kontrolloje këtë! Janë gati për të heq dhe brekët këta…

Më tej, Gazment Bardhi kërkoi praninë e Lindita Nikollës.

“Ku është ajo mashtruesja që tha s’ka urdhër garde”, tha Bardhi.

Deputetët hynë në sallë ndërsa dukshëm u pa prania e shtuar e Gardës.

“Aksioni do të jetë i fuqishëm dhe ju do të jeni dëshmitar të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament. Tani ai në këtë mënyrë siç e ka filluar me 10 makina mbrapa, do të përfundojë me një autokolonë, njëlloj si Kim Jong Un, por është i pashpresë. Ju ishit vetë vetë dëshmitarë se si erdhi në parlament”, tha Berisha.

“Aksioni do të jetë i fuqishëm dhe ju do të jeni dëshmitar të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament. Tani ai në këtë mënyrë siç e ka filluar me 10 makina mbrapa, do të përfundojë me një autokolonë, njëlloj si Kim Jong Un, por është i pashpresë. Ju ishit vetë vetë dëshmitarë se si erdhi në parlament”, tha Berisha.

“Këta gardistë që shihni para meje në këmbë, nja 5 prej tyre kanë Fakultetin Juridik, por as nuk ëndërrojnë kurrë të futen në prokurori apo në gjykatë, ku të lenë Felajt, felë për të tjerët. I marrin të gjitha për vete.

Thoni ju po deshët? Edhe ju keni zgjedhës, më mirë t’i thoni asaj të mos çojë 4 familjarë.

Dhe çfarë familjarësh! Kur burrin e saj e morën peng në Urën Vajgurore, se u premtoi banditëve lirimin nga bashkëshortja, ishte prokurore, shkoi kjo dhe e çliroi.

E di vetë ajo sa pagoi për të liruar burrin. Burri i saj është prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Apo jo Pandeli? Folu shqiptarëve Pandeli.

Ja ku erdhi edhe Ulsiu që i ka ditët e numëruara në ministri. Ja ku erdhi badigardi i Edi Ramës. Ik më mirë para se të heqë ai.

Taulant Bego Yaris nuk ka ardhur akoma se po merret me biografinë e oficerëve të policisë, ndërkohë që kur në Encrochat, del njeriu më i lidhur me të gjitha bandat”, fliste Berisha nga vendi në një lidhje me faqen e tij në Facebook.

Berisha kishte zënë një nga karriget e deputetëve të PS-së ndërsa këta të fundit qëndronin pas tij në këmbë.

“Opozita së shpejti do të kalojë në një beteje pa kthim”, vijoi ai.

Ndërkohë, Lindita Nikolla filloi seancën që zgjati vetëm 5 minuta.

Deputetët e opozitës ndezën tymyese në momentin kur kryeministri Edi Rama mbërriti brenda në sallën e Kuvendit, për miratimin e projektligjit për buxhetin 2024.

Pas ndezjes së tymueseve, deputeti Flamur Noka është përjashtuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë