Njerez

Temperaturat e larta zgjatën sezonin turistik, rekord hyrjesh edhe në shtator

Gjatë shtatorit në Shqipëri hynë 1.6 mln njerëz, duke u rritur me rreth 37% nga shtatori 2022. Nga ky numër 546 mijë ishin shtetas shqiptarë dhe 1.1 mln të huaj. Këtë shtator, të huajt që kanë vizituar Shqipërinë janë rritur me 45%.

Gjatë nëntëmujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 8.3 mln. Ky numër është rritur me 29%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Për të njëjtën periudhë nga Shqipëria dolën 1.7 mln njerëz, 25% më shumë se një vit më parë. Rreth 600 mijë ishin shqiptarë dhe të tjerët të huaj.  

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit 2023, është 5.2 mln, duke u rritur me 18.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Shtator 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 1 mln shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 29 mijë dhe 8.9 mijë shtetas.

Në Shtator 2023, krahasuar me Shtator 2022, hyrjet e shtetasve të huaj kanë shënuar një rritje me 47% për qëllime personale. 46% rritje për qëllime personale dhe 35% rënie për qëllime biznesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë