Ka ndodhur

Temperaturat e larta, riaktivizohen vatra zjarri në veri të vendit, zonat më problematike

Të dielën e 15 gushtit, situata e zjarreve vijon të jetë  problematike në disa vatra në veri të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi se era ka ndikuar në përhapjen e perimetrit të zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik.

Përkeqësim ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës. Me ritëm të shtuar është edhe zjarri në fshatin Kaçni në Selishtë të Dibrës.

Por fatmirësisht, nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë