Portofol

Punonjësit “spiunojnë” Tesla-n

Dy punëtorë të Tesla Inc (TSLA.O) kanë folur për Reuters dhe kan deklaruar se kompania ka prodhuar 5,000 makina elektrike Model 3 në javën e fundit të tremujtorit të dytë bashkë  me makinën e fundit që doli nga linja e fabrikës të dielën në mëngjes disa orë pas objektivit kohor të caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm Elon Musk që presupozohej të ishte mesnata.

Makina e 5,000 e përfundoi kontrollin final të cilësisë në fabrikën e Fremontit në Kaliforni dhe ishte gati të nisej rreth orës 5:00 të mëngjesit PDT (1200 GMT), tha një person. Nuk është e qartë nëse Tesla mund të mbajë atë nivel prodhimi për një periudhë më të gjatë kohore.

Tesla nuk iu përgjigj kërkesës për komente.

Tesla kishte një objektiv për të prodhuar  5,000 makina të Model 3s në javë përpara përfundimit të tremujtorit të dytë të dielën për të treguar se mund të prodhojë masivisht makina elektrike me bateri.

Edhe pse me humbje, Tesla ka hedhur para cash për të prodhuar Modelin 3, megjithatë, vonesat në prodhim kanë luhatur, pozicionimin e kompanisë në radhën e parë në treg për prodhimin e një makine elktrime me bateri të mesme afatgjatë, ndërsa një mori konkurentësh po përgatitet për të hedhur në treg makina rivale.

Prodhimi i modelit 3 ka ngecur si pasojë e një sërë problemesh, duke përfshirë mbingarkesën në automatizimin e linjave të montimit, çështjet e baterisë etj.

Ndërsa fundi i tremujorit po afrohej, Musk nxiti punonjësit, ndërtoi një linjë të re montimi në një tendë tejet të madhe jashtë fabrikës kryesore, dhe ushqeu pritshmëritë që Tesla mund të arrinte objektivin e saj, mes të tjerash të publikonte në tëitter foto të pjesëve të makinave dhe skedarëve të robotëve në ditët e fundit të tremujorit.

“Ishte tepër tensionuese,”  tha një punonjës që përshkroi atmosferën si “të gjitha duart në kuvertë.”

Një tjetër punëtor duke folur pas përfundimit të makinës të 5,000-të e përshkroi fabrikën si një vend "festimi masiv".

Tesla ka të ngjarë që të njoftojë për sasinë e prodhimit të makinave dhe shpërndarjen e tyre në lidhje me tremujorin e fundit këtë javë, dhe investitorët do të kuptojnë nëse kompania mund të vazhdojë me shpejtësinë e prodhimit të saj në ritmet e  këtij tremujori apo jo.

Kompania rregullisht angazhohet në të ashtuquajturat "burst-build", periudhat të përkohshme të prodhimit, sa më shpejtë që të jetë e mundur, që i përdor për të vlerësuar sa makina është në gjendje të ndërtojë për periudha më të gjata kohore. Analysti Brian Johnson i  Barclays paralajmëroi investitorët në mars të jenë të kujdesshëm ndaj "shkallës së shpejtë" të prodhimit të modelit 3 që nuk ishte i qëndrueshëm.

Tesla tha në Maj a maggio, rezervat neto të Modelit 3 – që numëronin porosi të reja dhe  anulime –i tejkalojnë 450.000 në fund të tremujorit të parë.

Pavarësisht se e ka reklamuar Modelin 3 si një makinë me vlerë  35.000 dollarë, Tesla duhet ende të nisë ndërtimin e versionit bazë dhe aktualisht po ndërton një version më të shtrenjtë. Nuk dihet ende se sa porosi janë bërë deri tani për versionet më të shtrenjta.

Tesla në janar shtyu datën e synuar për ndërtimin e 5.000 automjeteve në javë deri në fund të tremujorit të dytë, automjeti më i fundit pati disa vonesa që kanë shqetësuar disa investitorë.

Megjithatë përparimi i qëndrueshëm ka entuziazmuar të tjerët, dhe vlera e tregut e Tesla është e afërt me atë të General Motors Co (GM.N). Kompania ka thënë se nuk do të duhet të mbledhë para në dorë këtë vit.

Qershori ishte shqetësues për Teslën. Kompania  hoqi dorë nga 9 për qind e fuqisë punëtore të saj, duroi të paktën dy zjarre në fabrikën e Fremontit, Kaliforni dhe akuzoi një ish-punonjës për sabotazh pasi kishte dalë në media.

Në fillim të qershorit, Musk tha se ishte "shumë e mundshme" që Tesla mund të ndërtonte 5,000 makina të Modelit 3 në javë deri në fund të tremujorit. Në atë kohë, Tesla po prodhonte 3,500 automjete në javë, tha punonjësi.

Teksa u afrua fundi i qershorit, punëtorët i thanë Reuters se kompania po ndërtonte më pak se qëllimi i saj prej 5.000 makina në javë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë