Ne rrjet

Teatri, Ndrenika fton Bashën të prishin kullat e Stadiumit

Aktori Robert Ndrenika i përgjigjet kreut të Partisë Demokratike në lidhje me tetarin përmes Facebook.

“I dashur Zoti Lulzim Basha, Të falenderoj shumë që më hape sytë dhe më rrite vigjilencën në lidhje me bisedimet që kam bërë me Kryetarin e Bashkisë për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Siç të kam bërë me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rënë dakord që Teatri të ndërtohet me PPP (ndonëse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka për detyrë ta ndërtojë SHTETI SHQIPTAR). E kam bërë këtë dakordësi me kushtin që të mos jepet asnnjë centimetër katror për ndërtim KULLASH dhe për këte kam marrë besën e shqiptarit. Në rast se shkelet kjo besë (që nuk është e mundur) shpreh gatishmërinë për të marrë pjesë në aksionin e vendosjes së minave për të rrëzuar KULLAT. Për ta vertetuar që nesër jam i gatshëm të minojmë kullën që ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa për Piramidën ka më tepër se 10 vjet që shoku Fatos Nano (ish Kryeministër) na e ka rekomanduar për Teatër, por ajo nuk i plotëson kushtet. Personalisht (pak a shumë) i kam kryer detyrat por më vjen keq për të rinjte që bien viktima të sherreve politike dhe që ka shumë gjasa ta ngrysin jetën artistike (ndoshta për 70 vjet të tjera) tek i ashtuquajturi “teatër Turbina” Me respekt Robert Ndrenika”, shkruan aktori Robert Ndrenika në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. / Marrë nga Top Channel/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë