Ngjarje

Teatri Kombëtar nuk ndërtohet me koncesion. Veliaj: Projekti nuk ndryshon

Teatri Kombëtar nuk do të ndërtohet me koncesion. Projekti i Teatrit të ri Kombëtar do të ndërtohet si një investim me fonde publike.

Me anë të një deklarate për mediat, Bashkia e Tiranës sqaroi sot se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili plotëson kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale.

LEXO EDHE:
Teatri Kombëtar - A do të ishte restaurimi një falsifikim historik?
Teatri i ri kombëtar, PD padit arkitektin danez
Basha: Në burg! Kush ndërton mbi Teatrin Kombëtar, po i hap gropën vetes
BE “trazon” fitoren për Teatrin Kombëtar
Kushtetuesja shqyrton kërkesën e Metës për pezullimin e projektit të Teatrit
Teatri si komedi politike dhe tragjedi mes aktorëve
Gara për Teatrin. A është ‘qepur’ tenderi për kompaninë “Fusha”?

“Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara, për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe paraqitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës urbane. Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike”, thuhet në deklaratën për mediat.

Bashkia e Tiranës njoftoi se arsyet e mosrënies dakord me palën private, që ishte ofruar për ndërtimin e teatrit të ri, lidhen me pamundësinë e kompanisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit.

“Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndër të tjera thuhet se “puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë”.

Veliaj: Projekti nuk ndryshon

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpjegoi se përse nuk u ra dakord me privatin për ndërtimin sipas skemës PPP të teatrit të ri. Ai thote se kërkesat teknike të artistëve dhe kohezgjatja e punimeve nuk ishin marrë përsipër nga kompania private.

“Komuniteti i artistëve jo-militantë kishte më shumë kërkesa teknike & kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati. Në këto kushte, qeveria shqiptare & @ Bashkia Tiranë do ta ndërtojnë vetë Teatrin e Ri- më shpejt e me gjithë teknologjitë extra për skenën”, shkruan Veliaj në Twitter

"Me propozimin dhe vendimmarrjen që mori sot Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare, ne do realizojmë të njëjtin projekt të teatrit, thjesht në vend që të jetë operatori privat, do jemi ne operatori që e realizon, pra do bëjmë teatrin e propozuar të Bjarke Ingels, një teatër modern për 100 vitet e tjera të Tiranës, ku nuk do të duhet të shkojmë në teatër me batanije. Ajo është një pjesë që është pronë e Bashkisë së Tiranës, nuk është pronë as e një partie politike, nuk është pronë as e militantëve të partive politike, kështu që Bashkia e Tiranës ashtu siç negocion për çdo centimetër trotuar, do të marrë kohën e vet që të negociojmë maksimumin për interesin e Bashkisë", tha ai.

Më pas, në një intervistë për Top Channel, Veliaj thotë se projekti për teatrin nuk ndryshon dhe  lë të hapur mundësinë që projekti të mos ndryshojë dhe parkingu që është pronë e bashkisë të përdoret për ndërtime komerciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë