Politike

Basha: Në burg! Kush ndërton mbi Teatrin Kombëtar, po i hap gropën vetes

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar me tone të forta lidhur me projektin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha shprehet se projekti i Teatrit është një projekt kriminal grabitqar. Sipas Bashës, qëllimi i i vetëm i këtij projekti është grabitja nga Rama të dhjetëra milionave euro.
“Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Basha.
Kryedemokrati Basha zotohet se do të përgjigjet para drejtësisë cdokush që bën korrupsion e pasuritë publike.
“Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike”, shkruan më tej Basha.
Sipas Bashës, ata që do të ndërtojnë në truallin e Teatrit do të përfundojnë në burg.
“Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”, përfundon lideri demokrat.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2523792861005213?__xts__[0]=68.ARCfGWQmoSxfMWR0J_C535Wjkz0hQS-_ka-G7YNT6s_bcg7c-UOui4ArlqO4gzed6RL6bB6IyYSPWTgkhUOMoUKTbxFljw6A9kprZeDlz78CQlKzUs-MtN-HTOrTw9y_MEWdeVdaqvkAKyOqBN7JKrjS695suJk7FZtnHCmG-Ban9fyEcKX2rIrIucmheeZIL9gZX7PrpGRaWBciRzvIjefBRvNbGlMVllB0OrNh8BkWUa0oPVFAi_oiJWAInQTZhyjvqfhf-ikJdNqWe9LgaiW6hKDxshleKLmPUHCw6TQAPgQu5VF0kIdkvlEfCQHawk7iN6rCGCUXxdWgikgT9g&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë