Rend dhe Ligj

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për atentat ndaj një binznesmeni

Në autostradën Lezhë-Milot janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri rreth orës 17:20, pranë një lokali. Sipas “Ballkanweb”, një person ka mbetur i plagosur dhe ai është 42-vjeçari Aleksandër Deda, një biznesmen nga Lezha. Ai është nisur menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dyshimet janë se Dedës i është bërë atentat. Për ngjarjen kanë nisur hetimet, policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe rreht 5 km larg vendit ku ndodhi plagosja ka gjetur një makinë “Audi” të djegur. Brenda këtij automjeti pa targa është gjetur një armë zjarri, që dyshohet se është arma e krimit.

Para se të qëllohej me armë, mes personave të përfshirë në këtë konflikt ka pasur edhe një përplasje verbale dhe fizike. Tani pritet të mësohen detaje të tjera rreth ngjarjes nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë