Rend dhe Ligj

Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset vlonjati në shtëpinë e tezes

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.

Policia thotë se nga të shtënat është plagosur në banesën e tezes së tij 50-vjeçari me inicialet N. Xh, banues në Vlorë.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes autorët janë larguar me një mjet tip “Benz”, i cili pak minuta më vonë është gjetur i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë