Rend dhe Ligj

Elbasan, RENEA ndërhyn, qëllon për vdekje 71-vjeçarin Lefter Zhidru

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Elbasanit, ku një 71-vjeçar ka qëlluar me armë për më shumë se gjysmë ore në drejtim të policisë. Lefter Zhidru, 71 vjeç nga Gjirokastra është eleminuar nga forcat RENEA, pasi i bëri rezistencë policisë prej 5 orësh.

Forcat RENEA kanë ndërhyjnë brenda banesës. Në vendngjarje u dëgjua një shpërthim. Ndërhyrja ndodhi rreth orës 17:50.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Nëntori", ku ish- gruaja e 71-vjeçarit ka njoftuar policinë pas sherrit në familje

. Me të mbërritur policia, 71-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar në drejtim të policisë, duke lënë të plagosur 2 kalimtarë, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht, edhe ish- gruaja e 71-vjeçarit Floresha Zhidru dhe e bija e tij 14-vjeç A. Zhidru janë nxjerrë nga banesa të palënduara.

Policia bëri të ditur se është thërritur në vendngjarje pasi bashkëshortja e personit që ka qëlluar në drejtim të Policisë, Lefter Zhidru, 71 vjeç, kishte pasur një konflikt me bashkëshorten e tij. Por në momentin që efektivët janë futur në banesë ai ka nisur të qëllojë me armë zjarri, një kallashnikov, dhe vijon të qëllojë në drejtim të Policisë.

Policia bëri të ditur se si pasojë e të shtënave, janë plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, dy kalimtarë, të moshës 21 dhe 22 vjeç, në momentet e para kur personi nisi të qëllonte ndaj Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Policia thotë se Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë. Banesa nga e cila po qëllon është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Në vend kanë mbërritur Forcat Shqiponja dhe patrulla, ndërsa pritet mbërritje e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë