Lajme

Të shtëna me armë drejt një banese në Shkodër, autorët dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grudë të Shkodrës, ku është qëlluar me armë drejt një banese.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në fshatin Grudë dhe është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç,

Siç njofton policia, nuk ka dëme në njerëz.

Mësohet se autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skënderbeg Shkodër.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë