Ushqim

Të shohësh botën përmes një kokrre orizi

Më parë kishte bukë apo makarona, më pak mish apo peshk por kishte shumë oriz. Shumë komunitete e kishin ushqimin kryesor. Në Hawaii, Teksas dhe Maryland, banorët hanin tri herë në ditë oriz.

Atje, gjeli i detit të ditës së Falenderimeve nuk shërbehej me pure patatesh, por me oriz; vezët e skuqura haheshin po me oriz.

Dhe ishte gjithmonë i njëjti lloj: orizi japonez i bardhë, i lëmuar dhe me shkëlqim, që të ngjitej në lugë.

Më vonë, kur orizi u bë një lloj dekadence dhe filloi të komplikohej me dieta dhe çdo gjë tjetër, njerëzit filluan të mendojnë se sa më e lehtë dukej jeta përpara se orizi të bëhej kaq i ndërlikuar.

Megjithatë, gjatë viteve të fundit, komunitetet “oriz dashës” i janë rikthyer orizit, duke e ngrënë atë si dikur (nëse jo aq shpesh sa dikur), me gjithçka. Ndërkohë, pjesa më e madhe e pjesës tjetër të botës nuk e braktisi kurrë atë. Pas grurit, orizi është drithi më i konsumuar dhe, megjithëse e ka origjinën në Azi dhe Afrikë, sot është e vështirë të gjesh një kulturë që nuk e ka bërë të sajën, shpesh në receta që janë bërë sinonim i një kuzhinë rajonale ose kombëtare: rizoto në Itali, horchata në Meksikë, oriz dhe fasule në Republikën Domenikane. Fakti që, siç mëson Aatish Taseer (shkrimtar dhe gazetar Britaniko-Amerikan me origjinë indiane) në udhëtimin e tij në Oaxaca, orizi mbetet në disa vende një ndërthurës 500-vjeçar, futja e tij si rezultat i pushtimit dhe kolonizimit, nuk arrin të zvogëlojë dhuratën e specieve tona për interpretimin e kuzhinës dhe shkathtësinë e vendeve për ta bërë tijin.

Edhe në Senegal orizi është simbol i kolonizimit por edhe i vendosjes; në tregimin e saj, Angela Flournoy eksploron përpjekjet e vendit për t'u bërë zot në prodhimin e orizit duke rifutur varietetet vendase, duke pakësuar kështu varësinë e tij nga importet që u prezantuan në vitet 1800. Në të vërtetë, pak prodhime të çmuara janë më të ngarkuara me histori sesa orizi; historia se si, për shembull, mansaf, një pjatë ikonë që përfshin bukë, oriz, mish qengji të zier dhe kos, u riemërua si pjata kombëtare e Jordanisë, është e pandashme, shkruan Diana Abu-Jaber, nga krijimi i një “shteti të ri kombëtar që fitoi besim në shekullin XX nëpërmjet lidhjes së tij me fiset nomade”.

Është një kujtesë se edhe ushqimet më të thjeshta rrallë kanë histori të thjeshta.

Ne e duam orizin për përshtatshmërinë e tij. Por ne e duam gjithashtu për përulësinë e tij thelbësore: aftësinë e tij për “t'u marrë vesh dhe për të shkuar mirë me çdo gjë, për të përthithur çfarëdo shije që i prezantohet, për t'u rritur aty ku është mbjellë, për të qenë shoqëruesi i botës së kuzhinës”. Ne e duam atë për përshtatjen e tij të pakomplikuar: pasi të jetë gatuar, mund të shtypet për t’u bërë pure, të bëhet qofte apo të piqet. Siç shkruan gazetarja Ligaya Mishan, një pafundësi kulturash kanë versionin e tyre të orizit. Sot, shumë pjata shoqërohen me orizin por siç na kujton Mishan, një ushqim i tillë u ngrit nga nevoja, nga marrja më e mirë e asaj pak që kishin. Ai që dikur ishte një ushqim i mungesës, është bërë, në epokën tonë të pabarabartë, një ushqim i kërkuar, një lartësim i diçkaje modeste. E rëndësishme është se pavarësisht historive që ka, gjithçka që dimë është se ka shije të mirë, ka shije si në shtëpi.

Burimi: New York Times. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë