Ne rrjet

Të mbron nga Covid-19, Greqia nis vaksinimin kundër tuberkulozit

Greqia do të nisë muajin e ardhshëm përdorimin e vaksinës së tuberkulozit për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Shoqata Greke e Kontrollit të barnave EOF, ka dhënë dritën jeshile për vaksinimin vullnetar kundër tuberkulozit që prej datës 1 qershor.

Sipas saj, vaksina kundër tuberkulozit, e njohur ndryshe si BCG, konsiderohet si një armë shtesë kundër Covid 19.

Sipas ekspertëve të Institutit të epidemiologjisë së Athinës, vendet të cilat kanë patur të detyrueshëm këtë vaksine, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë qënë më të pak të prekura nga Covid-19. Ekspertët grekë thonë se ata që kanë bërë vaksinën e turbekulozi kanë 80% më pak mundësi të marrin infeksion të rrugëve të frymëmarrjes.

Edhe pse nuk ka ende një vaksinë kundër Covid-19, vaksina dhjetëvjeçare e tuberkulozit që duket se ofron një shpjegim.

Një studim i ri shkencor ka zbuluar një lidhje të mundshme midis vendeve ku është e detyrueshme të vaksinohen kundër tuberkulozit dhe përhapjes së  koronavirusit të ri.

“Ne zbuluam se vendet pa politika universale të vaksinimit të tuberkulozit (Itali, Holandë, SHBA) janë prekur më rëndë në krahasim me vendet me politika universale dhe të gjata të vaksinimit”, thonë autorët e studimit.

“Ka pasur raporte që vaksina e tuberkulozit mund të prodhojë mbrojtje të gjerë kundër infeksioneve të frymëmarrjes” shpjegoi Gonzalo Otazu, studiues në Institutin e Teknologjisë së Nju Jorkut dhe një nga autorët e studimit. “Ne i kemi krahasuar me kujdes të të dhënat: vendet që nuk futën vaksinën universale kundër tuberkulozit u goditën rëndë nga COVID-19, me një numër të lartë viktimash për frymë”.

Italia, vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19 në Europë, nuk ka aplikuar kurrë vaksinimin e tuberkulozit në mënyrë universale, ndryshe nga Portugalia, apo vendi ynë.  Hulumtimi gjithashtu mund të shpjegojë ndryshimin midis ndikimit të koronavirusit në Europën Perëndimore dhe Lindore, sepse politikat universale të vaksinimit të tuberkulozit ishin përhapur gjerësisht në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS).

Shtetet lindore të Gjermanisë, të cilat ishin pjesë e BRSS si Gjermania Lindore, kanë numër më të ulët të rasteve të Covid-19 për 100,000 njerëz. Në Spanjë, vendi i dytë me numrin më të madh nga koronavirusi në Europë, vetëm rajoni Bask e ka të detyrueshme vaksinimin kundër turbekulozit. Ashtu si Portugalia, edhe ai një numër të ulët të të prekurve.

“Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se vaksina e tuberkulozit nuk mbron vetëm nga tuberkulozi, por gjithashtu ndihmon në luftimin e viruseve të tjerë, veçanërisht infeksioneve të frymëmarrjes” thotë Inês Fronteira, pedagoge e shëndetit publik në Universitetin e Lisbonës. Vaksina është si një forcues i gjerë imuniteti” tha ajo. “Për shembull, një studim i kryer në Afrikën Perëndimore zbuloi se fëmijët që ishin vaksinuar për tuberkulozin kishin rreth 50% ulje të vdekshmërisë së përgjithshme, kryesisht për shkak se vaksina zvogëlonte infeksionet e frymëmarrjes”.

Ajo u zhvillua së pari në vitet 1920 në Paris dhe më vonë u dërgua në të gjithë botën.

“Tani, vende të ndryshme në të gjithë botën, nga Japonia në Danimarkë, po e përdorin duke përdorur formulime të ndryshme të baktereve të gjalla dhe secila prej tyre ka shkallë të ndryshme të aftësisë për forcimin e imunitetit” tha Dr. Ofer Levy, drejtori i programit të vaksinave në spitalin e fëmijëve Boston dhe profesor në Harvard. “Për shembull, Portugalia – e cila ka futur vaksinimin  e detyrueshëm për foshnjat, ka gati një të dhjetën e të infektuarve në krahasim me Spanjën”, thotë ai.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë