Para

Të martën nis Paga e Luftës, pas 15 prillit paketë e re

Deri më tani pranë tatimeve kanë aplikuar për pagën e luftës 36 mijë e 419 biznese dhe 61 mijë e 120 punonjës.

Sipas tatimeve deri më tani janë verifikuar 8412 biznese. Po ashtu janë verifikuar edhe 14 mijë e 348 punonjës.

Kurse ndihma financiare është miratuar për 6 mijë e 273 biznese dhe për 10 mijë e 592 punonjës.

Kryeministri Rama gjatë konferencës së tij për shtyp në llogarinë e tij në Facebook bëri me dije se në total do të jepën 60 mijë e 442 paga lufte.

“Prej atyre që janë verifikuar deri më tani 9500 paga të tilla për bizneset e vogla që kanë mbyllur aktivitetin dhe nuk punojnë dot. Këto paga do të nisin të shpërndahen nesër. Dhe deri në fund të javës do të miratohen të gjitha”- tha kreu i qeverisë,

Kryeministri ftoi personat që përfitojnë nga paga e luftës të aplikojnë pranë tatimeve për ta marrë pagën.

“Askush nuk do të mbesë pa marrë pagën e luftës”- tha kryeministri.

Rama deklaroi se pas 15 prillit do të ketë një paketë të re ndihme për bizneset, të cilët nuk janë mbyllur me akte normative, qëndrojnë hapur, por realisht nuk kanë punë, sic janë agjencitë turistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë