Menaxhim

Të jenë të martuar, të mos kenë asnjë banesë – Nis faza II e kredisë me 0% interes për administratën (kushtet)

Nga Gazeta 'SI' - Në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar faza e dytë e programit të kredisë pa interes për punonjësit e administratës publike.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhe, 300 punonjës të shtetit do të përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese.

Vëmendje të veçantë në këtë proces tha ai do të kenë arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, garda, veterinerët, artistët, etj. Përfituesit do të përzgjidhen në bazë të një sistemi pikëzimi dhe kuota, shprehet Gonxhja do të jetë e përvitshme pasi financohet nga buxheti i shtetit.

Së shpejti do të bëhet i mundur dhe aplikimi në e-albania.

Sipas vendimit të publikar më herët në Fletoren Zyrtare, ka disa kritere për të përfituar kredinë me 0% interes.

Efektivët e policisë dhe ushtarakët e FA që të përfitojnë nga kredia është kusht që të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile.

Që të marrin kredi me 0% interes, punonjësit nuk duhet të kenë banesë në pronësi, ose banesa në të cilën jetojnë ka rrezik për shembje, rrezikojnë të mbesin të pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, apo banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi.

Sipas VKM, policët Forcat e Armatosura do mund të marrin kredi edhe në rastet kur banesa ku banojnë prishet ose përjashtohet nga procesi i legalizimit, për shkak të investimeve publike.

Të njëjtat kritere vlejnë edhe për mjekët, ndërsa mund të aplikojnë vetëm ata që plotësojnë katër kushtet e vendosura nga qeveria. Mund të aplikojnë ata mjekë që janë punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar, mjekët që punojnë mbi 80 km larg vendbanimit ose në zona rurale apo qendra sekondare apo terciare.

Nga kjo skemë mbështetëse do të përfitojnë edhe studentët që kanë nënshkruar marrëveshjen e re përmes së cilës do t’i duhet të punojnë për 3 vite në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë