Mendim

Të gjithë pyesin Thaçin

Deklaratat në shqip për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi u përkthyen shpejt në anglisht dhe u përcollën nga mediat ndërkombëtare, duke rënë edhe në vesh të Daniel Serwer.

Analisti njohës i mirë i çështjeve ballkanike dhe mik i shqiptarëve ndër vite, i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Presidentit Thaçi përmes rrjetit social Twitter, duke vënë në dyshim idenë e tij.

“Vërtet mendon që të hapësh për rinegocim marrëveshjen që Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian ju kanë njohur si shtet? Kjo mund të përfundojë shumë keq”, shkruan Serwer.

https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1028000543501897728

Përgjigjia e Hashim Thaçit mbërriti me dy postime njëra pas tjetrës. Fillimisht i zotohet mikut amerikan për vendosmërinë për të anëtarësuar Kosovën në BE dhe NATO dhe më pas shtjellon idenë për korrigjimin e kufijve.

“Jam i vendosur që të anëtarësoj Kosovën në NATO dhe BE, bazuar tek vlerat e përbashkëta dhe nevojës për sigurinë e të ardhmes dhe të fëmijëve tanë. Për këtë, duhet të mbyllim një kapitull që garanton njohje reciproke dhe fqinjësi të mirë mes Kosovës dhe Serbisë. Jam kundër ndarjes, kundër shkëmbimeve. Jam kundër ngritjes së një Republika Srpska në Kosovë, por jam në favor të një demarkacioni paqësor në vijën prej 400 kilometrash të kufirit Kosovë-Serbi”, deklaroi Thaçi.

Në të njëjtën ditë, Presidenti i Kosovës iu përgjigj edhe Carl Bildt, ish-Kryeministër i Suedisë, që përmes një opinioni të publikuar në Washington Post, e cilësonte “ballkanizimin e mëtejshëm të Ballkanit si një recetë që çonte drejt katastrofës”.

https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1028003511177502720

“I dashur Carl Bild, mbetem i zotuar për rrugën tonë drejt NATO-s dhe BE-së. Për këtë duhet të arrijmë njohjen reciproke, fqinjësinë dhe marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje paqësore për kufijtë do të garantonte edhe multietniciteti tonë. Vonesat do të na kushtojnë shumë”, i përgjigjet ai.

Dita e dielë nisi më e qetë në rrjetet sociale. Zyrtarisht me pushime, Hashim Thaçi u është shmangur komenteve të mëtejshme, por u shfaq në një postim të Behgjet Pacollit në ujërat e Shëngjinit, të paktën sipas fotos që publikoi në rrjetet sociale kreu i AKR me mbishkrimin “drekë e këndshme në Shëngjin me Presidentin e RK Hashim Thaçin”.

https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153.1073741831.307617160152/10160638664000153/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë