Keshilla

Të gjithë i kemi gatuar gabim ushqimet e ngrira

Në fund të një dite të gjatë, ushqimi i ngrirë shpesh është një zgjidhje për shumë njerëz. Kjo do të thotë që nuk do të duhet të shpenzoni shumë kohë në përgatitjen dhe gatimin, përkundrazi mund të fusni diçka në furrë dhe të kaloni kohë për t'u çlodhur. Ushqimi i ngrirë është aty për ne sa herë që na duhet, duke filluar nga mishin deri tek perimet, pitet, patatet, picat dhe shumë më tepër.
Por, sipas ekspertëve, rezulton se ne në të vërtetë i kemi gatuar në mënyrë të gabuar të gjitha ushqimet e ngrira.
Mënyra "e saktë" është zbuluar tani dhe shumë kanë ngelur të befasuar.
Njerëzit kanë thënë që këshilla është një "ndryshim loje" dhe thonë se do ta injorojnë atë dhe do të vazhdojnë me mënyrat e tyre.
Sipas ekspertëve, ushqimet duhet ti shkrini në një vend shumë specifik. Asnjëherë nuk duhet të shkrini ushqim në një sipërfaqe kuzhine, qoftë një banak kuzhine, dërrasë kullimi apo ta lini diku jashtë frigoriferit. Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të shkrirë ushqimin e ngrirë është në frigorifer. Ta fusni që në mëngjes në atë pjesë të frigoriferit ku ushqimet rrinë të freskëta. Kështu ushqimi do të shkrijë avash pa humbur vlerat dhe do shkrijë njësoj kudo.
Më pas mund ta fusni në ujë të nxehtë ose mikrovalë.
Vetëm kështu mund të keni një ushqim të shkrirë plotësisht dhe kur ta gatuani do jetë i zier apo pjekur në mënyrë të barabartë kudo.
Burimi:Stylist\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë