Mendim

Të gjitha truket e Rusisë për të destabilizuar SHBA përmes internetit

Imagjinoni politikën amerikane për një moment si një eksperiment laboratorik. Një kundërshtar i huaj (le ta quajmë atë "Rusi") fillon të luajë me subjektet, për të ndryshuar sjelljen e tyre. Kundërshtari përdor mjete nga më të ndryshmet për të rritur zemërimin dhe pakënaqësinë brenda flluskës së laboratorit dhe madje rekruton bashkëpunëtorë të padëshiruar për të kryer detyra specifike.

Ky është imazhi politik i shekullit 21 dhe jo një film fantashkencë i prodhuar nga Hollivudi. Është një përmbledhje e dy raporteve mbi Agjencinë Kërkimore të Kremlinit, IRA të botuara këtë javë nga Komiteti i Inteligjencës të Senatit Amerikan. Studimet përshkruajnë përpjekjen e sofistikuar të Moskës për të përdorur çdo mjet të mundshëm të shoqërisë amerikane për të shkaktuar pakënaqësi, mosbesim dhe çrregullim social.

Për një shekull, agjentët e inteligjencës ruse kanë qenë të shkëlqyer në krijimin e fronteve të rreme dhe manipulimin e grupeve të opozitës. Tani, falë internetit, ata duket se po i përsosin këto "arte të errëta".

Kremlini zyrtar sapo ka prezantuar legjislacionin e ri për të bllokuar hapësirën e tij të informacionit nga depërtimi i huaj. Sipas ligjit të ri, Rusia mund të kontrollojë të gjithë internetin dhe lajmet e publikuara në hapësirën e saj kibernetike dhe mund të bllokojë faqet e panjohura të internetit. Tanimë Kremlini mund të menaxhojë rrjetin rus nga një pikë qendrore komandoje.

Këto dy qëndrime të ndryshme të qeverisë ruse janë të vetmet që mund të formojnë një portret të përgjithshëm të planeve të Moskës për luftën moderne mbi informacionin. Për të, Amerika dhe Europa janë territori perfekt për përhapjen e fushatave propaganduese, të orkestruara që shfrytëzojnë çdo përçarje etnike dhe politike.

Ndërhyrjet e Agjencisë Kërkimore Ruse të Internetit (IRA) në SHBA u zbuluan fillimisht nga këshilltari special Robert S. Mueller, por tani mediat amerikane kanë zbuluar të tjera detaje rreth përpjekjeve të Moskës për të ndikuar në jetën amerikane.

Kjo fushatë e fshehtë veprimi, ka ndërtuar hap pas hapi aftësitë legjendare të inteligjencës së Rusisë këtë mijëvjeçar. Madje ndërhyrja ruse ka qenë subjekti i një studimi 46 faqesh në Universitetin Oksfordit dhe subjekti i një raporti prej 101 faqesh të porositur nga Komiteti i Senatit.

Fushata e ndikimit të IRA-s filloi në 2013 duke përdorur Twitterin në Evropën Lindore, dhe më pas u zgjerua në të gjithë botën. Sipas studimit të Oksfordit, mes viteve 2015 dhe 2017, postimet e IRA në Facebook dhe Instagram u shpërndanë nga më shumë se 30 milion përdorues,

"Aktivitetet e IRA-s u hartuan për të përçarë publikun amerikan dhe për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së," thotë studimi. Rusët kanë inkurajuar votuesit afrikano-amerikanë që të bojkotojnë zgjedhjet, kanë nxitur votuesit e krahut të djathtë drejt ekstremizmit dhe duke përhapur konspiratore e dezinformata të mëdha politike.

“Rusët ‘shtypën çdo buton’. Lista e 20 faqeve më të njohura të IRA-s është një katalog i detajuar i zemërimit amerikan”, thotë raporti.

Në këto faqe, Hillary Clinton dhe nënkryetari demokrat Tim Kaine përshkruhen si "ekipi i Satanit. Madje rusët kanë shpërndarë një sërë fotomontazhesh të Hillary Clinton me brirët e djallit.

Instagrami siguroi një platformë të dobishme për manipulimin e amerikanëve. "Blackstagram", një llogaritë më të famshme të IRA-s në Instagram kishte 303,663 ndjekës; "Veteranët Amerikanë" kishin 215.680; "Afro-amerikanët" kishte 196,754; dhe "Rainboë Nation" kishte 156,465.

Manipulimi i internetit nga Rusia përfshinte edhe përpjekjet për organizimin e protesave anti-qeveritare apo përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj homoseksualëve, lesbikeve dhe transeksualëve.

Interneti është një ëndërr për spiunët rusë. Kultura e hapur dhe demokratike e Perëndimit e bën atë një objektiv të lehtë online, për sa kohë që qytetarët e saj janë në gjumë, sidomos kur hapësira kibernetike Rusisë është e paprekshme. Këto studime të frikshme duhet të jenë një thirrje zgjimi për perëndimin./Washington Post/ 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë