Keshilla

Të gjitha lajmet e rreme për Covid-19, nga infertiliteti i burrave, heqja e mjekrës, e deri tek djersitja

A ndikon Covid-19 tek fertiliteti i burrave apo grave, a duhet të mbaj mjekër gjatë kësaj kohe apo jo, a më ndihmon qumështi, mjalti, antibiotiket, antiviralet, pirja e ujit me shumicë, alkoolit, duhanit, praktikimi i yogës, e deri djersitja nga aktiviteti fizik që të parandaloj virusin?

Për të gjitha këto, e për më tepër lajme të çuditshme se ajri i nxehtë I tharëses së flokëve me eliminon virusin, apo edhe larja e duarve me zbardhues, Ministria e Shëndetësisë italiane jep shpjegimet e saj.

Në një rubrike të veçantë, kjo ministri rëndit lajmet e rreme më të bujshme gjatë kohës së pandemisë që sa duket kanë pasur jo pak ndikim tek njerëzit.

Gazeta “Si” sjellë një përmbledhje të pyetjeve, disa prej të cilave edhe u dihet përgjigja, porse ia vlen të rikujtohen, sa kohe që edhe njerëzit vijojnë të bëjnë të njëjtat pyetje apo tu besojnë të njëjtave lajme të rreme.

Covid-19 ju bën steril, veçanërisht burrat

I rremë

Nuk ka asnjë provë shkencore që Covid-19  bën infertile mashkullin apo femrën.

Kafshët shtëpiake mund të transmetojnë virusin

I rremë

Nuk ka asnjë provë shkencore që kafshët shtëpiake, si macet apo qentë, mund të tua transmetojnë virusin njerëzve.

Virusi Sars-CoV-2 shpërndahet në ajër deri në 5 metra

I rremë

Për momentin nuk ka asnjë provë shkencore.

Pas kthimit në shtëpi, gjithmonë duhet të lani flokët dhe rrobat që keni veshur

I rremë

Nëse ruajmë distancën nga njëri tjetri rreziku është i pakët. Sidoqoftë, gjithmonë duke respektuar rregullat e higjenës, këshillohet që kur të ktheheni në shtëpi të mos i vendosni rrobat që keni veshur gjatë ditës në divan, tavolinë, apo shtrat.

Ilaçet antivirale parandalojnë virusin e ri

I rremë

Nuk ka asnjë provë për veprimin e tyre parandalues.

Antibiotikët parandalojnë infeksionin

I rremë

Antibiotikët nuk kanë efekt tek viruset e për pasojë as tek Covid-19.

Pirja në masë të madhe e ujit pastron virusin nga rrugët e frymëmarrjes dhe e shtyn atë në stomak, ku shkatërrohet

I rremë

Uji nuk e largon virusin dhe nuk është i nevojshëm për të parandaluar ngjitjen.

Yoga përmirëson frymëmarrjen dhe për këtë arsye nuk më infekton nga Covid-19

I rremë

Nuk ka asnjë provë që ajo ka rol mbrojtës kundër infeksionit të ri koronavirus

Djersa e çliruar gjatë aktivitetit fizik gjithashtu eliminon virusin

I rremë

Aktualisht nuk ka asnjë provë shkencore që virusi eliminohet përmes djersës, por aktiviteti fizik ka efekte të dobishme në shëndetin e përgjithshëm të personit.

​​Mjalti ka veprim antibakterial dhe dezinfektues, kështu që nëse ha çdo ditë një lugë mjaltë, mbrohem nga koronavirusi

I rremë

Mjalti është një ushqim me veti të shkëlqyera ushqyese dhe antibakteriale, por nuk ka asnjë provë që tregon se ai ka një veprim efektiv kundër viruseve dhe koronavirusit të ri në veçanti.

Pirja e alkoolit forcon sistemin imunitar dhe më mbron nga virusi

I rremë

Konsumimi i alkoolit nuk mbron nga Covid-19 dhe nuk parandalon infektimin; e kundërta ndodh.

Ushqimet me përmbajtje karbohidratesh si buka dhe makaronat rrisin rrezikun e marrjes së Covid-19

I rremë

Aktualisht nuk ka asnjë provë shkencore që konsumi i karbohidrateve të ekspozon më shumë ndaj infeksionit.

Të marrësh ajrin e nxehtë që lëshon tharësja e flokëve të ndihmon në eliminimin e virusit që nga fyti sepse vdes në nxehtësi

I rremë

Ky veprim nuk ju mbron nga infeksioni.  Thjesht do të acaroni mukozën dhe do të rrezikoni të digjeni

Larja në pishinë ju ekspozon ndaj infeksionit

I rremë

Aktualisht nuk ka asnjë provë që Covid-19 mund të përhapet tek njerëzit përmes përdorimit të pishinave ose vaskave të nxehta. Sidoqoftë, gjithmonë është e këshillueshme që të siguroni  mirëmbajtjen dhe dezinfektimin e duhur të pishinave.

Kam pirë duhan për një kohë të gjatë, por tani është e kotë të ndalem, se fundja nuk rrezikoj më shumë se të tjerët të sëmurem nga Covid-19

I rremë

Studimet e fundit kanë treguar një rrezik të rritur të paktën trefish të zhvillimit të pneumonisë së rëndë nga Covid-19 te duhanpirësit në krahasim me jo duhanpirësit

Covid-19  nuk prek fëmijët, kështu që edhe nëse fëmija im ka pak ethe nuk shqetësohem dhe nuk pse ta çoj tek mjeku

I rremë

Covid-19 ka prekur fëmijët më pak se pjesa tjetër e popullsisë deri më tani, por kjo nuk do të thotë që ata janë imun ndaj infeksionit. Prandaj në rast të simptomave të dyshimta (të tilla si ethe, kollë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje) gjithmonë duhet t’i drejtoheni fillimisht pediatrit

Pirja e qumështit mbron kundër virusit

I rremë

Aktualisht nuk ka asnjë provë shkencore që qumështi ka një veprim mbrojtës ose kurativ kundër Covid-19

Covid-19 mund të trajtohet duke përdorur ujë me sodë

I rremë

Aktualisht nuk ka asnjë provë që soda e tretur në ujë ka një veprim kurativ ose mbrojtës

Mjekra ju ekspozon ndaj një rreziku më të madh për t’u infektuar

I rremë

Mjekra nuk ju ekspozon ndaj një rreziku më të madh krahasuar me ata që nuk e kanë. Natyrisht që higjiena e saj duhet pasur kujdes, por  nuk ka asnjë provë që prerja e mjekrës ndihmon për të shmangur infeksionin nga SARS-CoV-2

Për tu mbrojtur mund t'i laj duart dhe / ose pjesët e tjera të trupit që kam prekur sipërfaqet e jashtme me zbardhues

I rremë

Mos spërkatni ose lani pjesë të trupit me zbardhues sepse dëmtoni minimalisht lëkurën.

Zbardhuesi duhet të përdoret në hollimin e duhur për të dezinfektuar sipërfaqet dhe jo lëkurën.

Pirja e etanolit mbron nga infeksioni

I rremë

Etanoli është helmues dhe mund të shkaktojnë dëme serioze në trup. Ato përdoren në disa produkte pastrimi për të eliminuar virusin nga sipërfaqet, por nuk duhet të gëlltitet.

Virusi i ri është i ndjeshëm ndaj të ftohtit, kështu që për të mbrojtur veten në shtëpi është mirë të ndez kondicionerin duke e vendosur atë në temperaturën më të ulët të mundshme.

I rremë

Aktualisht nuk ka asnjë provë shkencore që të ftohtit mbron nga Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë