Keshilla

Të ecësh 1000 hapa pas çdo vakti, të ndihmon në humbjen e peshës

A është vërtet e dobishme ecja pas çdo vakt?
Le të biem dakord që të ecësh pas një vakti është gjëja që kurrë nuk duam ta bëjmë. Pothuajse të gjithë ne dëshirojmë të shtrihemi pas një vakti. Por ekziston një arsye pse rekomandohet të ecni pasi të keni ngrënë. Në të vërtetë, është pikërisht ajo që duhet të bëni, të vishni atletet dhe të ecni të paktën 1000 hapa.
Çfarë thonë ekspertët?
Dr Vaishali Lokhande pedagog dhe doktor në Spitalin Apollo thotë se të shkosh për një shëtitje të shkurtër pas ngrënies është e dobishme për t'ju ndihmuar të tretni ushqimin, të ruani nivelet e sheqerit në gjak, të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu ndjehesh më i lehtë pas një shëtitje.
 "Të konsumosh një vakt të kontrolluar dhe aktiviteti fizik janë të dobishme për t'ju ndihmuar të mbani një peshë të shëndetshme. " tregon Vaishali.

Ecja të ndihmon në një gjumë më të mirë

Dr. Vaushali tregon se në jetën tonë aktive, shpesh shkojmë të flemë me shumë stres në mendjen tonë. Shëtitja pas darkës na ndihmon në uljen e niveleve të stresit dhe gjithashtu rrit qarkullimin e gjakut, të dyja janë të rëndësishme për një gjumë të mirë natën!

1000 hapat dhe humbja e peshës.

Dr. Vaishali shton, "Një shëtitje është gjithashtu aktiviteti më i sigurt pas ushqimit për humbjen e peshës pasi ndryshe nga stërvitjet e tjera me intensitet të lartë, 15-20 minuta ose 1000 hapa në këmbë është relativisht e lehtë dhe e dobishme për trupin tuaj." Sidoqoftë, humbja e peshës gjatë ecjes është e suksesshme vetëm kur mbani një orar të rregullt të ushtrimeve dhe të kuptoni që aktiviteti fizik të paktën 30 minuta në ditë është i nevojshëm dhe me kalimin e kohës këshillohet që të rrisni shpejtësinë dhe kohën për të arritur rezultate edhe më të mira dhe gjithashtu të ndjeheni më të freskët dhe më të qetë.
Shashank, një arkitekt thotë, "Për 3 muaj kam ecur mesatarisht 1000 hapa pas çdo vakti madje edhe kur kam ngrënë ushqime të çdo lloji dhe kam humbur 4 kg pa mbajtur dietë".

Është e thjesht dhe mund ta bësh në shtëpi.

Swapin Tripat, një profesionist i IT që punon 10-12 orë në ditë tregon se një shëtitje e vogël pas çdo vakti e ndihmon atë të largojë mendjen nga puna dhe në të njëjtën kohë e bën atë të ndiejë lehtësime në stomak. Swapin sigurohet që të ecë 1000 hapa pas çdo vakti,  edhe nëse ai është në shtëpi apo në zyrë. ''Është e thjeshtë. Në zyrë eci rreth e rreth derisa telefoni im më tregon se i bëra 1000 hapa." tregon Swapin.
 Në 4 muaj ai thotë se ka humbur 5 kg.
Me pak fjalë, ecja është një zgjidhje e zgjuar për një mënyrë jetese të shëndetshme dhe 'freskon' trupin dhe mendjen tuaj. Ka përfitime që do t'ju ndihmojnë në planin afatgjatë. Prandaj, ndaloni së menduari dhe ecni.

Burimi:Fashion/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë