Keshilla

Të bukura dhe sensuale, si të keni një trup perfekt me 5 lëvizje

Çdo grua meriton një trup të përsosur. Ose, të paktën, të jeni në gjendje të shikoni veten në pasqyrë dhe të pëlqeni veten. Të keni një pamje të kuruar dhe një formë fizike të mirë sigurisht që mund t'ju kushtojë disa sakrifica të vogla por, përveç që ju jep një kënaqësi të madhe, mund të ndihmojë në rritjen e vetëbesimit, ndjenjën e mirëqenieje të përgjithshme dhe vetëdijesimin e sharmit të vetvetes.
Siç ka demonstruar dhe vazhdon të demonstrojë Jennifer Lopez: një trup tonik, elegante dhe një bukuri rrezatuese që nuk i frikësohet kalimit të kohës. Ja pesë hapa të thjeshtë, që të keni një formë të mirë fizik dhe pse jo të mos dalloheni nga yjet…
Vullnet - Çdo ndryshim fillon, para së gjithash, nga koka. Ndaloni zakonet e këqija, siç është pirja e duhanit dhe alkoolit. I thoni po lëvizjes dhe një diete të shëndetshme që të jetë sa më e larmishme, pa lënë pas dore proteinat. Është shumë e rëndësishme të kërkoni këshilla nga një nutricionist.
Zgjidhni aktivitetin e duhur - Po aq i rëndësishëm është identifikimi i aktivitetit të duhur që ju ndihmon të humbni peshë, nëse është e nevojshme, të digjni kalori dhe të forconi dhe tonifikoni muskujt tuaj. Të paktën njëzet minuta, tre deri në katër herë në javë: palestër, not, vrapim dhe sporte të ndryshme. Përpos të gjithave ky aktivitet, shërben edhe si një moment argëtimi.
I thoni jo stresit - Sa më pak ankth, qëndrime apo mendime negative. Bukuria në njëfarë mënyre do të thotë edhe të anashkalosh gjëra. “Nuk është i lirë ai që është skllav i trupit të tij”, ka shkruar filozofi Seneca. Një mënyrë për të praktikuar meditimin dhe pushimin: gjumi është thelbësor për mirëqenien psikofizike. Masazhet janë gjithashtu një ilaç i vërtetë: zbutës, energjik dhe forcues.
Më shumë kujdes për veten - Në përgjithësi, t’i jepni vetes më shumë kohë është gjithmonë një ide e mirë për shpirtin dhe trupin. Nëse nuk e bëni atë tashmë, merrni edhe zakonin e mirë për t’u kushtuar vëmendje flokëve dhe make-up. Hidhni një parfum që mund t’ju eksitojë ose t’ju bëjë të ndjeheni të parezistueshme. Po ashtu as manikyrët dhe pedikyrët nuk duhet të anashkalohen. Jini të qëndrueshëm me trajtimet e bukurisë. Pastaj ecni, kultivoni hobi, lexoni, dëgjoni muzikë. Është gjithmonë e vërtetë që bukuria e vërtetë gjendet në zemër.
Shkruajini rregullat - Sugjerimi i fundit është të vendosni rregullat me shkrim dhe t'i vendosni ato në një pozicion ku ata mund t'ju “bëjnë shoqëri’, si në një pasqyrë. Vizualizimi i tyre është e dobishme për të mos humbur vëmendjen e objektivit dhe për të mos hequr dorë nga shqetësimi që mund të arrijë në momente të caktuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë