Para

Të ardhurat për 5 mujorin e parë kaluan nivelin e 2019-ës

Gjatë 5 muajve të parë të vitit 2021 statistikat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se të ardhurat kanë rezultuar në rritje, krahasuar me vitin 2019, pa llogaritur atë të pandemisë.

Totali i të ardhurave arriti në 5.5 mld lekë me 82% rritje nga viti 2019. Gjatë së njëjtës periudhë të 2021-shit, shpenzimet arritën në mbi 6 mld lekë dhe një deficit prej 427 mln lekë.

Stoku i borxhit të brendshëm gjithashtu pati rritje, duke arritur në 6.6 mld lekë nga 5.9 mld që ishte në vitin 2019. Sipas BSH-s, kjo rritje u ndikua nga dy borxhe e marra nga pandemia.  

Në raport thuhet se për 5 muaj e parë 2021, sektori shtetëror mbante të punësuar 184 mijë punonjës, sektori privat jo-bujqësor, që mban edhe numrin më të lartë të punonjësve me 509 mijë dhe sektori bujqësor me 416 mijë.

Banka raporton se për 5 muaj, në vendin tonë qarkulluan 179 mld lekë.

Sektori që tregoi nevojën më të madhe për kredi ishte tregtia me shumicë dhe pakicë, në total 6.2 mld lekë dhe ndërtimi me 2.4 mld lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë