Taksa

Tatimet lejojnë bizneset që të lëshojnë fatura elektronike

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se subjektet tatimpaguese mund të nxjerrin fatura elektronike gjatë tranzicionit të procesit të fiskalizimit.

‘’Për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit, subjekt i këtij ligji, të cilët kryejnë transaksione me para në dorë, mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore’’, thuhet në njoftim.

‘’Për periudhën, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, të cilët kryejnë transaksione pa para në dorë, zbatojnë të gjitha detyrimet, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore dhe tatimit mbi vlerën e shtuar", thonë tatimet.

Njoftimi i Drejtorisë përcakton se faturat elektronike do të jenë të barabarta me faturat fizike, me të njëjtat funksione dhe ndaj autoriteteve rregullatore dhe ndaj klientëve.

Sqarohet se tatimpaguesit mund të zgjedhin të operojnë me fatura të printuara nga një zgjidhje softuerike e certifikuar me kushtin që, këto fatura të deklarohen manualisht në librat e blerjes dhe të shitjes së palëve.  Kopjet duhet të ruhen me nënshkrim të blerësit apo personit të autorizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë