Ne rrjet

Taravari merr ‘Shëndetësinë’, Gashi kryeparlamentar! Sa ministri merr VLEN në RMV

Nga Gazeta 'Si'-Tashmë është krijuar një panoramë më e qartë se si do të duket qeveria e re në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, do të jetë drejtuesi i Alternativës, Afrim Gashi.

Referuar medias “Alsat”, përpos kryeparlamentarit, “Alternativa”, do të ketë edhe zv/ministrin e Arsimit dhe zv/ministrin për Bashkësi Etnike.

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do të marrë postin e zv/kryeministrit të parë të Qeverisë, post që më herët i ka takuar Artan Grubit, Ministrinë e Ambientit dhe dy zv/ministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.

Lëvizja Besa do të udhëheqë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu Besës do t’i takojë edhe zv/ministri i Kulturës.

Arben Taravarit do t’i takojë Ministria e Shëndetësisë, zv/ministri i Mbrojtjes dhe zv/ministri i Bujqësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë