Portofol

Takimi Trump-Kim, mëngjes i mirë për bursat

Ora 10.25. Shtrëngimi historik i duarve mes Donald Trump dhe presidentit koreanoverior Kim Jong-un i jep besim Bursave që në mëngjes nisin të gjitha me rritje, e më pas gjatë ditës bursat vazhdojnë si zakonisht. Milano me 0,28%, Londra 0,14% dhe Parisi me 0,06%. Vetëm Frankfurti mbetet pozitive dhe rritet me 0,17% . Mbyllje pozitive edhe për Tokion, që përfundon në rritje me 0,33%, me yenin - valutë par excellence – që rindjen rreziqe më të ulta gjeopolitike që mund të shoqërojnë një mirëkuptim mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut. Samiti i Singaporit në fakt i bën mirë dollarit i cili fiton terren.  Euro, është këmbyer sot në mëngjes me 1,769 dollarë amerikan.

Nga ana italiane, pas rënies së djeshme të konsiderueshme, diferenca vazhdon të bjerë, e cila në mëngjes qëndron në 223 pikë me rendimentin e dhjetvjeçarit italian që shkon deri në 2.73%.

Në Piazza Affari me sytë tek Telekom, më pas gjatë natës është gjetur gjuha e përbashëkët  marrëveshja mes kompanisë dhe sindikatave për menaxhimin e 4500 shkurtimeve.

Nga Instituti i Statistikave vjen panorama e një tregu pune të qëndrueshëm në tremujorin e parë të vitit, me të punësuar të qëndrueshëm krahasuar me tremujorin e katërt të 2017 dhe një rritje prej 147 mijë njësi krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të klauar. Ndërsa janë planifikuar treguesi gjerman zeë dhe ankandi vjetor prej 6 miliard euro. Pasdite priten statistikat mbi çmimet amerikane të konsumit.

Në frontin e mallrave, duke pritur që OPEC të publikojë raportin e saj mujor në pasdite, nafta hapet me 0.1% me 65.95 dollarë pasi u mbyll dje me 66.1 dollarë, ndërkohë që Brent shënon një rënie prej 0 , 19% me 75.17 dollarë për fuçi. Samiti i Kim-Trump gjithashtu ndikoi negativisht për arin, që ra në 1297 dollarë një ons.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë